☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Keni menduar të jepni dorëheqjen? Basha: Kushdo që më kërkon të braktis detyrën, do zhgënjehet

Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit tregon se të paktën deri tani, PD renditet e treta në 5 nga 6 bashkitë ku u zhvilluan votime. Edhe këtë herë, kryedemokrati nuk e pranon humbjen dhe aq më pak të mendojë të japë dorëheqjen. Në fjalën e tij para mediave u shpreh se kushdo që i kërkon të braktisë detyrën, do zhgënjehet.
Pyetje:Dorëheqja si opsion?

Basha: Nuk kam ardhur këtu për të treguar procedurat. Nuk është koha të largohemi përgjegjësive. Por përgjigja jonë është një reformë edhe më e thellë. Do krijohen instrumente për mendimin e lirë dhe tu ofrojmë njerëzve një shpresë, platformë dhe për ta nxjerr vendin nga kriza. Kemi shumë faktorë, që kanë vendosur të investojnë kundër interesit publik. Gjithë konstatimet që doni të bëni sot, është e drejta juaj. 30% ka marrë pjesë në votime, administrata u detyrua që të marrë pjesë. Bandat morën pjesë. U mohuan komisionerët. Por të gjitha zbehen para braktisjes së procesit, pjesë e përgjegjësisë është edhe lufta e sulmet që i janë bërë PD. 30% flet qartë! Ku janë qytetarët e Shkodrës? Shqiptarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar pas 25 prillit dhe pjesë e kësaj është lufta e denigrimi. Një nga gabimet që bëjmë shpesh është kapërcimi i konkluzioneve. Faktet janë të forta. Jam i gatshëm të jap siç kam dhënë gjithçka. PD nuk është pronë personale.

Pyetje: Pse insistoni të rrini pas 6 humbjeve radhazi. Keni dalë forcë e tretë?

Basha: Propagandës dua ti them që nuk kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore. Trekëndëshi i Bermudës gjithçka e ka për fatin e tyre personal. Kushdo që më kërkon të braktis në këtë betejë detyrën time në dy planet kryesore të betejave që t’i ofrojmë shqiptarëve rikthimin e votës së lirë dhe përshpejtimin e reformimit të PD për tu bërë partia e qytetarisë do të zhgënjehet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.