Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e dhunuesve, por pamjet e tradhtojnë! Një prej të ndaluarve në fotografi me
Personi i identifikuar me inicialet A. H., i vetëquajtur student, rezulton të jetë Artan Hysenaj, nga Tropoja, një person i afërt me grupet e forcës pranë Partisë Demokratike.
Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e publikuar sot nga Kryeministri.
Por në zgjedhjet e vitit 2021, ai ka qenë i angazhuar me grupin e forcës së PD-së në Elbasan, ku ndodhi edhe vrasja e Pjerin Xhuvanit.
Pas polemikave që pasuan publikimin nga Edi Rama të emrave dhe fotografive të personave të ndaluar, Berisha nxitoi të paraqiste fakte të rreme për ta, duke u përpjekur të zhvlerësonte denoncimin publik.

Por fotografitë e personit në fjalë në zyrën e Sali Berishës tregojnë qartë lidhjet e tij politike dhe hedhin dritë mbi adresën politike të dhunës ndaj institucioneve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.