☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 90.19 ▼2.36%
ARI 4,353 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $85,974 ▲ +1.43% ETH $2,742 ▲ +0.59% XRP $1.5356 ▲ +2.98% SOL $117.1400 ▲ +0.64%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.19 ▼2.36 % ARI 4,353 ▼0.7 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.19 ▼2.36 % ARI 4,353 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Kërcënonte persona përmes celularit dhe u merrte para

Në kuadër të operacionit “Flagranca”, ka rënë në pranga shtetasi Benardo Doçi. Mësohet se 25-vjeçari kërcënonte persona përmes celularit dhe i merrte para. Së fundmi, ai u kap në flagrancë në një lokal, ndërkohë që i merrte 5000 dollarë një shtetasi 42-vjeç, të cilin e kishte kanosur disa herë.

Ndërkohë, shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i menjëhershëm ndaj kallëzimeve të qytetarëve, për të garantuar liritë dhe të drejtat e tyre, si dhe sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”.

Kanoste vazhdimisht nëpërmjet celularit, një 42-vjeçar, për t’i dhënë para, arrestohet në flagrancë teksa i merrte 5000 dollarë, në një lokal, 25-vjeçari.

Sekuestrohet kjo shumë parash.

Sapo kanë marrë kallëzim se një shtetas shantazhohej për të dhënë para, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është finalizuar operacioni “Flagranca” gjatë të cilit është vënë në pranga shtetasi B. D., 25 vjeç, banues në Durrës.

25-vjeçari u kap në flagrancë në një lokal në lagjen nr. 13, ndërkohë që i merrte 5000 dollarë, një shtetasi 42 vjeç, të cilin e kishte kanosur disa herë, nëpërmjet celularit, për këtë qëllim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.