🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,700 ▲ +0.11% ETH $2,412 ▼ -0.81% XRP $1.2971 ▼ -1.02% SOL $103.5600 ▼ -1.27%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kërkesa e KQZ-së për uljen e numrit të votave preferenciale, Cakolli: Ndryshimet jo katër ditë para skenarit të zgjedhjeve

Hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, ka thënë se ulja e numrit të kandidatëve për të cilët votojnë qytetarët (nga 10 në 5, 3 apo 1) mund të trajtohet në kuadër të reformës zgjedhore, por jo si iniciativë e nxituar në prag të një skenari eventual për zgjedhje.

Sipas tij, asnjë reformë apo ndryshim substancial nuk duhet të shtrohet “katër ditë para” zhvillimeve politike, teksa ka vlerësuar se një kërkesë e tillë, sidomos kur vjen nga KQZ-ja, nuk është e duhur pasi Komisionit nuk i takon të merret me afatet kushtetuese për formimin e institucioneve apo me momentin politik të vendit.

Cakolli ka pranuar se reduktimi i votimit ka bazë dhe lidhet drejtpërdrejt me problemet e evidentuara në numërim dhe administrim, por ka theksuar se reforma zgjedhore ka edhe shumë çështje të tjera po aq të rëndësishme, prandaj përzgjedhja e vetëm një elementi në këtë moment “e zbeh seriozitetin” e procesit.

Ai ka kërkuar që reforma të bëhet si proces i mirëfilltë, me analizë dhe konsultim të gjerë, duke kujtuar edhe standardet e Komisionit të Venecias se elementet themelore të legjislacionit zgjedhor nuk duhet të ndryshohen më pak se një vit para zgjedhjeve, për të ruajtur stabilitetin dhe besimin në proces.

Në anën tjetër, Cakolli ka thënë se KQZ-ja mund t’i adresojë mangësitë procedurale në aspektin teknik, brenda kuadrit aktual ligjor, bazuar në mësimet nga proceset e fundit zgjedhore.

“Pra, thënë thjeshtë, rregullat e zgjedhjeve nuk mund dhe nuk duhet të ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag,” ka përfunduar ai./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.