⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,700 ▲1.73%
DOW 53,301 ▲2.92%
NASDAQ 25,857 ▲1.91%
NAFTA 90.18 ▼6.15%
ARI 4,066 ▲3.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,690 ▲ +3.83% ETH $2,440 ▲ +6.2% XRP $1.3163 ▲ +2.85% SOL $96.9000 ▲ +3.56%
S&P 500 7,700 ▲1.73 % DOW 53,301 ▲2.92 % NASDAQ 25,857 ▲1.91 % NAFTA 90.18 ▼6.15 % ARI 4,066 ▲3.18 % S&P 500 7,700 ▲1.73 % DOW 53,301 ▲2.92 % NASDAQ 25,857 ▲1.91 % NAFTA 90.18 ▼6.15 % ARI 4,066 ▲3.18 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit Bllako/ Reagon Tabaku: Duhet guxim edhe ndaj njerëzve me pushtet

Ditën e sotme janë ekzekutuar 9 urdhër arreste me urdhër SPAK pasi kanë lidhje me korrupsionin me inceneratorin e Fierit. Prokuroria e Posacme i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako. Për këtë ka reaguar deputetja e PD, Jorida Tabaku duke thënë se SPAK duhet të tregojë guxim dhe ndaj njerëzve me pushtet.
Tabaku: Zhvillimi i sotëm është shpresëdhënës, është për tu përshëndetur por nuk është hap i mjaftueshëm.

Shqiptarët presin që SPAK të tregojë guxim dhe të reagojë edhe ndaj njerëzve me pushtet. Në njoftimin që sapo mora nga SPAK arrij të dalloj që janë çuar në hetim disa persona.

Ne gjykojmë që Elbasani, Fieri dhe Tirana duhet të trajtohen së bashku sepse asnjë individ nuk ka operuar vetëm, por kanë marrë vendime të përbashkëta. Sa i përket njoftimit të SPAK për kërkesën për arrestim të zotit Alqi Bllako. Kërkesa jonë për të trajtuar inceneratorët në një çështje është se individët i kanë marrë vendimet bashkë.

SPAK duhet të lëvizë dhe tek personat me imunitet politik dhe me imunitet në parlament. Sigurisht që është një zhvillim pozitiv dhe për tu përshëndetur, por askush nuk mund të deklarojë fitore përsa personat me përgjegjësi politike nuk ndodhen para drejtësisë. E kam bërë thirrje në mënyrë të përsëritur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.