☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.64 ▲0.58%
ARI 4,417 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $81,124 ▲ +0.08% ETH $2,638 ▲ +0.63% XRP $1.4071 ▲ +0.34% SOL $110.3900 ▲ +0.21%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.64 ▲0.58 % ARI 4,417 ▼0.18 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.64 ▲0.58 % ARI 4,417 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
21 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kërkohet nga Qeveria më shumë mbështetje financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Mijëra qytetarë janë mbledhur të dielën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e pestë radhazi të protestave kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestat po mbahen çdo mbrëmje që nga 16 shtatori, kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte.

Në fillim të protestës së sontme, pjesëmarrësit shpalosën një flamur të madh kombëtar shqiptar në shesh, ndërsa më pas brohoritën “UÇK, UÇK, UÇK”.

Në mesin e protestuesve ishin edhe familjarë të katër ish-krerëve të UÇK-së.

Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, deklaroi se një nga kërkesat e protestuesve është inicimi i ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Haziri paralajmëroi se protestat mund të zgjerohen nëse nuk ndërmerret ndonjë iniciativë në këtë drejtim.

“Nëse deri nesër nuk shohim ndonjë iniciativë për ndryshimin e këtij ligji, protesta jonë nuk do të ndalet këtu, ajo do të zgjerohet”, tha Haziri.

Ai gjithashtu kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë dhe fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen juridike të të dënuarve gjatë procedurave të mëtejshme në Hagë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi i kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa mbrojtja ka paralajmëruar ankimimin e aktgjykimit të shkallës së parë.

Sipas vendimit të shpallur më 16 shtator, Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

Trupi gjykues i shpalli ata fajtorë për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes. Sipas aktgjykimit, çështja përfshinte ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturimin e 303 personave dhe vrasjen e 96 personave.

Sipas gjykatës, në mesin e viktimave kishte shqiptarë të Kosovës të konsideruar kundërshtarë të UÇK-së, persona që pretendohej se kishin lidhje me autoritetet jugosllave ose serbe, si dhe pjesëtarë të komuniteteve joshumicë.

Në të njëjtin aktgjykim, katër të akuzuarit u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës, me seli në Hagë dhe me personel ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.