🌫️
Tiranë 18°C · Mjegull 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,238 ▲ +0.07% ETH $2,522 ▲ +0.41% XRP $1.3651 ▲ +0.2% SOL $101.8000 ▲ +0.25%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

KESH blen energji për shtatorin. OSHEE, pjesën tjetër

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bleu 115 mijë megavat energji elektrike, përmes kredisë së dhënë nga Banka Botërore. Sipas njoftimit zyrtar, çmimi mesatar i blerjes rezultoi 62.33 euro për megavat, duke bërë që KESH të shpenzojë rreth 7.2 milionë euro.
Energjia do të përdoret për të përballuar konsumin e muajit shtator. Paralelisht me të, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur tender për të blerë një sasi tjetër prej 274 mijë megavat, që do të përdoret po për muajin shtator.
Shqipëria po përballet me një situatë të pafavorshme hidrike, për shkak të thatësirës së gjatë. Uji në basenin e hidrocentralit të Fierzës ka rënë në nivelet më minimale, duke bërë që të dalin rrënojat e ish-zonave të banuara.
Në dy muajt e fundit, vendi ka importuar mbi 52 milionë euro energji elektrike nga jashtë, të cilat janë financuar nga fondet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.
Por, plani për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë, i hartuar nga qeveria me Bankën Botërore në vitin 2014, parashikon se në situata të jashtëzakonshme, një pjesë e kostos për importet do të përballohet nga KESH.
Për këtë qëllim, Banka Botërore i ka akorduar një fond 23 milionë euro Korporatës, i cili do të përdoret në 3 muaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.