🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.91 ▼0.24%
ARI 4,130 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,412 ▲ +2.86% ETH $2,415 ▲ +4.66% XRP $1.3126 ▲ +2.84% SOL $95.8800 ▲ +2.92%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.91 ▼0.24 % ARI 4,130 ▲1.39 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.91 ▼0.24 % ARI 4,130 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky shkarkon zëvendësshefen e zyrës presidenciale pas një operacioni antikorrupsion

KIEV, 19 gusht /ATSH – DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar zëvendësshefen e zyrës presidenciale pas një tjetër operacioni të autoriteteve antikorrupsion në Kiev.

Zelensky publikoi të mërkurën dekretin për shkarkimin e Iryna Mudrës në faqen zyrtare të zyrës së presidentit, pa dhënë një arsye për vendimin.

Autoritetet ukrainase antikorrupsion kishin njoftuar më herët se kishin kryer sërish kontrolle në kuadër të një hetimi, pa bërë të ditur emrat e personave të dyshuar.

Operacioni special synonte “zbulimin e një organizate kriminale që vepronte nën drejtimin e një deputeti aktual dhe një ish-deputeti të parlamentit ukrainas”, njoftuan në një deklaratë të përbashkët Byroja Kombëtare Antikorrupsion e Ukrainës (NABU) dhe Prokuroria Speciale Antikorrupsion (SAP).

Sipas deklaratës, në veprimtarinë kriminale dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë të rangut të lartë të zyrës presidenciale, si dhe persona të tjerë

Hetuesi i NABU-së, Mychailo Romanjuk, tha se ishin kryer disa arrestime. Sipas tij, grupi kriminal, ku bënin pjesë edhe punonjës bankash, dyshohet se kishte siguruar dhe pastruar përmes kanaleve të paligjshme rreth 150 milionë hryvnia (3.4 milionë dollarë), të cilat do të përdoreshin për pagesën e garancisë për ish-ministrin e arrestuar të Drejtësisë, German Galushchenko.

Deputeti ukrainas Oleksiy Honcharenko deklaroi se hetimet kishin në shënjestër konkretisht zëvendësshefen e zyrës presidenciale, Mudra. Edhe mediat ukrainase e kanë përmendur emrin e saj, duke iu referuar burimeve të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.