☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,812 ▲ +0.27% ETH $2,692 ▲ +0.59% XRP $1.4900 ▲ +0.3% SOL $120.6000 ▲ +1.19%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Kim Kardashian përballet me kritika pas momentit viral në Formula 1

Kim Kardashian është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale pasi injoroi gazetarin e njohur të Formula 1, Martin Brundle, gjatë Grand Prix të Monakos 2026.

Të dielën, reporteri i Sky Sports, i famshëm për intervistat spontane gjatë “grid walk” para nisjes së garave, iu afrua themelueses së Skims dhe motrës së saj, Khloé Kardashian, për një intervistë të shkurtër para fillimit të garës.

Sipas videove që po qarkullojnë në internet, Brundle e pyeti Kim, 45 vjeçe, se si ndihej atë ditë, por ajo nuk iu përgjigj, duke shmangur kontaktin dhe duke kthyer shikimin nga ana tjetër.

Në pamje shihet edhe një person, që besohet të jetë pjesë e stafit të Formula 1, duke i pëshpëritur diçka yllit të reality show-t, ndërsa Brundle dëgjohet duke i thënë dikujt: “Mos më shtyni”.

“Zakonisht njerëzit ndalen për një bisedë të shkurtër me ne. A po e shijoni Formula 1?”, e pyeti ai sërish Kimin, e cila vetëm bëri me dorë dhe vazhdoi rrugën pa dhënë asnjë përgjigje.

Më pas, Kim dhe Khloéu larguan së bashku me shoqëruesit e tyre. “Pra, sot nuk do të flasim,” komentoi Brundle me një ton të zhgënjyer për shikuesit.

Incidenti shkaktoi debat të madh në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e konsideruan sjelljen e Kim Kardashian si të pasjellshme.

“Sa e pasjellshme ishte Kim Kardashian? Martin Brundle po bënte punën e tij dhe ajo shikonte dikë tjetër për të vendosur nëse ia vlente t’i përgjigjej. Shumë keq”, shkroi një përdorues në X.

Një tjetër komentoi: “Disa ‘VIP-a’ duhet të kuptojnë se nëse janë në pistën e Formula 1, duhet të jenë të gatshëm të flasin. Kim Kardashian duhet ta mbajë shënim këtë.”

“Kim Kardashian nuk është më e rëndësishme se Martin Brundle. Ishte një mungesë totale klasi”, shtoi një komentues tjetër.

Kim dhe Khloé Kardashian mbërritën në Monako të premten me jaht, ndërsa shumë media raportojnë se ato ndodheshin atje për të mbështetur pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Kim dhe Hamilton kanë nxitur thashetheme për një lidhje romantike që prej muajit shkurt të këtij viti, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht marrëdhënien.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.