🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.27 ▲0.84%
ARI 3,931 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,336 ▼ -0.5% ETH $2,281 ▼ -0.06% XRP $1.2802 ▲ +2.41% SOL $92.9500 ▼ -1.14%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.27 ▲0.84 % ARI 3,931 ▼0.98 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.27 ▲0.84 % ARI 3,931 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

Kimi Antonelli, pas suksesit në Formula 1, nëna rrëfen sakrificat e familjes: Mbetet ende “djali i vogël”

– Pas suksesit të madh në Formula 1, piloti italian Kimi Antonelli vazhdon të mbetet për familjen e tij djali i vogël, pavarësisht famës dhe arritjeve në pistat e garave.

Në një intervistë për mediat italiane, nëna e tij, Veronica, ka rrëfyer rrugëtimin e të birit drejt majave të automobilizmit, duke kujtuar sakrificat dhe mbështetjen e vazhdueshme familjare që e shoqëruan që në fëmijëri.

Ajo tregoi se Kimi u rrit mes makinave dhe motorëve, në ambientet e punishtes së gjyshit, ndërsa pasioni për garat nisi shumë herët. Që në moshën njëvjeçare, ai qëndronte në një kart në prehrin e të atit, ndërsa në moshën trevjeçare provonte simulatorin e drejtimit.

Veronica kujton se familja nuk i ka kursyer përpjekjet për të mbështetur ëndrrën e tij. Madje, për të përballuar shpenzimet e garave, ata morën edhe një kredi bankare për të blerë një helmetë të re dhe për të siguruar biletat e udhëtimit drejt kompeticioneve.

“Vijmë nga një familje e thjeshtë, ku puna dhe sakrifica nuk kanë munguar kurrë”, rrëfen ajo, duke treguar se në disa raste bashkëshortit i është dashur edhe të ngjitej në një vinç për të zëvendësuar motorët e makinave.

Megjithëse sot Kimi ka të ardhura të konsiderueshme nga karriera sportive, nëna e tij tregon se përpiqet ta mbajë të lidhur me vlerën e parasë. Ajo i cakton një buxhet për shpenzimet personale dhe vazhdon të ketë një rol aktiv edhe në zgjedhjet e tij të përditshme.

Sipas Veronicës, Kimi është më shumë i interesuar për makinat sesa për veshjet, ndërsa motra e tij e vogël, Maggie, është më e shkathët dhe shpesh e vë në lojë.

Por përtej titujve, trofeve dhe kostumeve të garave, për të ëmën ai mbetet gjithmonë “Topolino”, nofka përkëdhelëse me të cilën e thërret në familje.

“Nuk ka rëndësi sa objektiva do të arrijë, sa trofe do të ngrejë apo sa kostume garash do të veshë. Kimi do të mbetet gjithmonë Topolino im”, shprehet ajo.

Një rrëfim që sjell në vëmendje anën njerëzore të suksesit sportiv dhe rolin e familjes në rrugëtimin e një kampioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.