⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.29 ▲0.21%
ARI 4,020 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,780 ▲ +1.71% ETH $2,290 ▲ +2% XRP $1.2743 ▲ +2.11% SOL $92.7000 ▲ +1.35%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Klekovski: Spitali i Manastirit ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarë

Spitali klinik i Manastirit, në periudhën 2024–2026 ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarësh, me të cilën po zëvendësohen aparate më të vjetra se 20 vjet, për të cilat nuk ekzistonte më mundësi për servisim dhe mbështetje teknike.

“Me rëndësi të veçantë është zëvendësimi i digestorit në Repartin e patologjisë – një aparat i siguruar rreth 55 vjet më parë, që nga themelimi i spitalit.Në kuadër të modernizimit janë siguruar një shpuese elektrike për ortopedi, aparat për operacione të kataraktës me metodën fako dhe aparat për ekografi për Repartin e oftalmologjisë. Për nevojat e urologjisë është siguruar set për resekcion monopolar, ndërsa për Repartin e mjekësisë interne janë siguruar kolonoskop dhe gastroskop i ri”, tha ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Spitali është pajisur gjithashtu me aparat për tomografi koherente optike, aparat të ri DEXA për mjekësi fizikale dhe rehabilitim, si dhe robot dhe zgjidhje bashkëkohore softuerike të lidhura me sistemin PACS. Me këto pajisje përmirësohen ndjeshëm kapacitetet diagnostikuese dhe operative në disa reparte të spitalit.

Njëkohësisht, ka filluar procedura për sigurimin e pajisjeve për biopsi të prostatës të udhëhequr me ekografi. Me këtë, kjo metodë bashkëkohore diagnostikuese për herë të parë do të aplikohet në Spitalin klinik të Manastirit, duke u mundësuar pacientëve nga Manastiri dhe i gjithë rajoni diagnostikim më të shpejtë, më të saktë dhe më të qasshëm në spitalin e tyre amë.

Krahas investimeve në pajisje, nga korriku i vitit 2024 deri më sot në spital janë realizuar edhe 61 punësime me afat të pacaktuar, me çka paralelisht po përforcohet edhe kuadri profesional mjekësor.

“Pas shumë vitesh pune me pajisje të vjetruara, Spitali klinik i Manastirit po pajiset me aparaturë që u përgjigjet standardeve të mjekësisë bashkëkohore. Kjo nuk është vetëm zëvendësim i pajisjeve – kjo është një investim konkret në diagnostikim më të sigurt, trajtim më cilësor dhe mbrojtje më të mirë shëndetësore për qytetarët e Manastirit dhe të gjithë rajonit”, deklaroi Klekovski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.