⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

KLIMĒ – Franca përjetoi verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

PARIS, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Vera e vitit 2026 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Francë, që nga fillimi i matjeve në vitin 1900, njoftoi ministrja franceze e Tranzicionit Ekologjik, Monique Barbut.

“Përjetuam verën më të nxehtë të regjistruar që nga fillimi i matjeve në vitin 1900”, deklaroi Barbut gjatë prezantimit të bilancit klimatik të muajve qershor-gusht, në selinë e Météo-France pranë Parisit.

Vera e këtij viti u karakterizua nga valë të forta të të nxehtit, thatësira dhe zjarre masive, ndërsa temperaturat e larta prekën edhe vendet fqinje.

Sipas agjencive meteorologjike lokale, edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika regjistruan verën më të nxehtë në historinë e matjeve.

Franca u përball me tre valë të të nxehtit, njëra prej të cilave, në fund të qershorit, arriti intensitet rekord.

Një tjetër, nga fundi i korrikut deri në gusht, zgjati 23 ditë, duke barazuar rekordin për valën më të gjatë të të nxehtit, të vendosur në vitin 1983.

Situata u përkeqësua edhe nga zjarret ekstreme pyjore, përfshirë një zjarr që përfshiu një pjesë të Girondës

.Sipas ministres Barbut, deri në fund të gushtit, zjarret kishin djegur gjashtë herë më shumë sipërfaqe se mesatarja e 20 viteve të fundit.

“Vera e vitit 2026 do të mbetet në histori, por pyetja që duhet t’i bëjmë vetes tani është se në ç’mënyrë do të mbetet në histori”, u shpreh ministrja franceze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.