☁️
Tiranë 18°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.51 ▲0.24%
ARI 4,852 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,980 ▲ +1.43% ETH $2,354 ▲ +1.55% XRP $1.4093 ▲ +3.92% SOL $85.4500 ▲ +2.9%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.51 ▲0.24 % ARI 4,852 ▲0.58 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.51 ▲0.24 % ARI 4,852 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Sociale

Klosi, takim me të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Belgjikë

Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Blendi Klosi zhvilloi një takim me të rinjtë shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në Belgjikë.

Në takimin në Universitetin më të madh të Brukselit, me organizatën rinore “Vlera”, me mbi 500 anëtarë të rinj shqiptarë, ministri Klosi iu përgjigj interesimit të studentëve për mënyrat sesi shteti shqiptarë mund t’i asistojë ata.

Interesimi i tyre ishte mënyra sesi ata mund të aplikojnë për praktikën e punës në administratën shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë. Ministri Klosi vuri theksin tek rëndësia e lidhjes mes Shqipërisë dhe Kosovës me atë që quhet tashmë “Diaspora e re shqiptare”.

Përveç hapjes së 3000 vendeve në administratë për këta të rinj, 200 prej të cilëve do të punësohen, ministri Klosi deklaroi se ajo që Ministria e Mirëqënies Sociale po bën është krijimi i rrjetit të shqiptarëve kudo ata jetojnë.

Në shërbim të kësaj, është edhe nisma për Samitin e madh të Diasporës që do të mbahet këtë vit për herë të parë.

Kryetari i shoqatës “Vlera”, Roland Shala  tha se këto nisma janë shumë të mirëpritura nga të rinjtë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ai shtoi se ka një interes të lartë prej tyre për të zhvilluar praktikën e punës në administratën shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.