☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,686 ▼0.28%
DOW 53,114 ▼0.65%
NASDAQ 26,157 ▼0.66%
NAFTA 85.95 ▲1.85%
ARI 4,552 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,704 ▲ +9.32% ETH $2,279 ▲ +17.08% XRP $1.2298 ▲ +20.06% SOL $86.5100 ▲ +8.91%
S&P 500 7,686 ▼0.28 % DOW 53,114 ▼0.65 % NASDAQ 26,157 ▼0.66 % NAFTA 85.95 ▲1.85 % ARI 4,552 ▲0.15 % S&P 500 7,686 ▼0.28 % DOW 53,114 ▼0.65 % NASDAQ 26,157 ▼0.66 % NAFTA 85.95 ▲1.85 % ARI 4,552 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Boterori

Klubit të Serisë A i dëmtohet kapiteni, nisin bisedimet me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Kristjan Asllani mund të largohet sërish nga Interi, teksa Monza ka nisur kontaktet e para me klubin zikaltër për mesfushorin shqiptar.

Interesi i klubit brianzol vjen pas dëmtimit të kapitenit Mateo Pesina, i cili pritet të mungojë rreth tre muaj.

Asllani shihet si një alternativë për mesfushën dhe një profil që mund t’i përshtatet ideve të trajnerit Ivan Juriç. Mes dy klubeve nuk ka ende një marrëveshje, ndërsa bisedimet janë në fazat fillestare.

Interi është i gatshëm të vlerësojë ofertat për Asllanin, pasi shqiptari nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ri. I transferuar te Interi nga Empoli me pritshmëritë për t’u shndërruar në pasuesin e Hakan Calhanoglu, Asllani nuk arriti të sigurojë një rol të rëndësishëm në skuadrën zikaltër.

Sezonin e kaluar ai luajti fillimisht në huazim te Torino dhe më pas te Besiktas, ku zhvilloi 14 ndeshje në kampionat, me dy gola dhe dy asistime. Sipas Fabrizio Romanos, pista Monza ekziston, por nuk është ende një tratativë e avancuar.

E ardhmja e Asllanit pritet të vendoset në ditët e fundit të merkatos, me mesfushorin shqiptar që kërkon një skuadër ku të ketë më shumë hapësira dhe të rikthehet protagonist në Serie A. Nëse marrëveshja me Monzën konkretizohet, Asllani do të kishte mundësinë të nisë një kapitull të ri në Itali, ndërsa Interi do të zgjidhte përfundimisht situatën e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.