🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.36 ▲1.97%
ARI 3,915 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,102 ▼ -1.02% ETH $2,266 ▼ -0.89% XRP $1.2571 ▲ +0.54% SOL $92.4700 ▼ -1.62%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.36 ▲1.97 % ARI 3,915 ▼1.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.36 ▲1.97 % ARI 3,915 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kolumbia e solli në pranga, GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

Tre ditë pas ekstradimit nga Bogota, ku agjentët e Interpol Tiranës e sollën nën pranga në Rinas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot (8 gusht) në burg kolumbianin Samir Rosales Rodriguez.

Kolumbiani është dënuar nga GJKKO në mungesë me 14 vite burg, të dhënë pas hetimeve të SPAK-ut për laboratorin e kokainës në Frakull gjashtë vite më parë, si pjesë e një organizate tashmë të hetuar dhe dënuar.

Në një seancë me dyer të mbyllura, GJKKO konfirmoi masën arrest me burg, teksa tani duhet të vuajë dënimin në mungesë.

Samir Rosales Rodriguez, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kimisti”, konsiderohet nga struktura e posaçme si një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në përpunimin e lëndës narkotike në Frakull.

Ai arriti të largohej nga Shqipëria menjëherë pas finalizimit të operacionit antidrogë, por pas kërkimit ndërkombëtar u lokalizua dhe u arrestua në Kolumbi.

Pas përmbylljes së procedurave, ai u solli në vendin tonë ku tashmë do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Organizata arriti ë trafikonte me anije nga Amerika e Jugut mbi 400 kg kokainë të fshehur mes thasëve me pleh kimikë, që më pas do përpunohej dhe ekstraktohej për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme nga kimisti i dënuar.

Droga u mor në Malin e Zi dhe u dërgua në Frakull, por aty përgjimet e SPAK (Ish-Krimet e Rënda) e tradhtuan grupin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.