Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet në Tiranë, nesër udhëton drejt Hungarisë
Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet në Tiranë dhe ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Egerit të Hungarisë, ku më 5 tetor do të luajë ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në orën 15:30.
Përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” kanë shkuar mirë dhe ekipi është në gjendje të mirë fizike, teksa grupi ka vijuar punën me përqendrim dhe angazhim në prag të kësaj sfide.
Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Ukrainës, trajneri Alban Bushi ka thirrur edhe lojtarin e Kombëtares U-19, Kris Gecaj. Futbollisti është bashkuar me ekipin U-21 dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë përballje.
Atmosfera në skuadër është mjaft e mirë dhe lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në miqësoren ndaj Ukrainës.
Ndeshja Ukrainë U-21 –Shqipëri U-21 do të luhet më 5 tetor, në orën 15:30, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.