🌧️
Tiranë 14°C · Shi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.91 ▲1.47%
ARI 3,601 ▲1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,521 ▲ +3.23% ETH $1,690 ▲ +2.23% XRP $0.9453 ▲ +4.78% SOL $70.8100 ▲ +4.87%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,601 ▲1.03 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,601 ▲1.03 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Bota

KOMENT – BE vite drite larg marrëveshjes për buxhetin afatgjatë të bllokut

BRUKSEL, 27 nëntor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po diskutojnë sot në një takim buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të bllokut, në përpjekje për të gjetur një qëndrim të përbashkët, por dallimet e mëdha mes pozicioneve të tyre e bëjnë të pamundur një përparim të shpejtë në negociata.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, u bëri thirrje udhëheqësve që t’i hyjnë negociatave të vështira “me mendje të hapur, një qasje konstruktive dhe frymë kompromisi”, teksa mbërriti në samitin e BE-së sot në mëngjes.

Costa thirri takimin e udhëheqësve në përpjekje për të pajtuar qëndrimet e ndryshme mes vendeve të pasura të BE-së, të cilat kontribuojnë me një pjesë të madhe në buxhetin e përbashkët dhe kërkojnë të ridrejtojnë shpenzimet drejt prioriteteve të reja, si mbrojtja dhe konkurrueshmëria, dhe vendeve më pak të pasura, të cilat druhen për subvencionet që përfitojnë.

Buxheti për vitet 2028–2034 duhet të jetë i balancuar dhe të sigurojë mbështetje për fermerët dhe rajonet, por gjithashtu të mundësojë më shumë investime në siguri, mbrojtje dhe konkurrueshmëri, deklaroi Costa.

Ai synon të afrojë qëndrimet për vlerën e përgjithshme të buxhetit, shpërndarjen e fondeve ndërmjet prioriteteve të ndryshme dhe burimet e reja të të ardhurave për BE-në.

Merz përsërit kërkesën për shkurtimin e propozimit të buxhetit të BE-së

Secili prej 27 vendeve anëtare të bllokut kontribuon në buxhetin e përbashkët të BE-së në bazë të madhësisë së ekonomisë së tij. Kjo do të thotë se ekonomitë e pasura, si Gjermania, paguajnë një pjesë më të madhe.

Kancelari gjerman Friedrich Merz këmbënguli sërish sot në kërkesën e tij për të ulur më tej vlerën e buxhetit afatgjatë, në mënyrë që të shmanget një rritje e ndjeshme e kontributit financiar të Gjermanisë.

“Buxheti është ende tepër i lartë. Në fund të fundit, shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të përballojnë të gjithë koston. Evropës i duhen financa publike të shëndosha”, u tha ai gazetarëve. Merz përjashtoi mundësinë e marrjes së borxheve të reja.

Fundjavën e kaluar, Costa paraqiti një propozim të ri kompromisi, me një vlerë të përgjithshme prej 1,78 trilionë eurosh (1,95 trilionë dollarë) për periudhën shtatëvjeçare, rreth 204 miliardë euro më pak se propozimi fillestar i Komisionit Evropian.

Megjithatë, propozimi i Costës është ende më i lartë se buxheti aktual, i cili mbulon periudhën 2021–2027.

Prioritetet e buxhetit duhet të jenë “një ekonomi e begatë” dhe “kapacitete më të mira mbrojtëse”, tha Merz, duke shtuar se udhëheqësit janë “vetëm në fillim të këtyre negociatave”.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, vendi i së cilës përfiton nga subvencionet rajonale të BE-së, paralajmëroi kundër shkurtimit të këtyre pagesave mbështetëse.

“Ne nuk jemi të përgatitur të miratojmë një buxhet sipas të cilit do të na duhej të jepnim më shumë dhe të merrnim më pak”, deklaroi ajo.

Sipas kryeministres italiane, Bashkimi Evropian është “vite dritë larg” arritjes së një marrëveshjeje për buxhetin.

Udhëheqësit e BE-së nuk pritet të arrijnë një marrëveshje këtë javë në Bruksel, por Costa pret që ata të bien dakord deri në fund të këtij viti.

Negociatat janë ndërlikuar gjithashtu nga kërkesa e Merz për të lidhur bisedimet mbi buxhetin me diskutimet për financimin e ndihmës shtesë për Ukrainën./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.