☁️
Tiranë 17°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.21 ▼0.93%
ARI 4,175 ▲1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,247 ▼ -3.06% ETH $2,372 ▼ -5.72% XRP $1.3133 ▼ -4.66% SOL $102.9800 ▼ -4.46%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.21 ▼0.93 % ARI 4,175 ▲1.64 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.21 ▼0.93 % ARI 4,175 ▲1.64 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Buxheti, Kina dhe Ukraina në qendër të samitit të BE-së

BRUKSEL, 15 tetor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Bruksel për një samit dyditor, ku në fokus do të jenë ekonomia, buxheti i ardhshëm i BE-së, marrëdhëniet tregtare me Kinën dhe mbështetja për Ukrainën.

Takimi do të nisë me diskutimet mbi konkurrueshmërinë e dobësuar të ekonomisë evropiane dhe rritjen e çmimeve të energjisë, çështje që vijojnë të ushtrojnë presion mbi vendet anëtare.

Një tjetër temë e rëndësishme do të jetë deficiti i lartë tregtar i BE-së me Kinën. Brukseli e akuzon Pekinin se përdor subvencione shtetërore për të krijuar konkurrencë të padrejtë.

Përpara samitit, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për masa të reja evropiane kundër praktikave që, sipas tyre, shtrembërojnë konkurrencën në treg.

Liderët do të shqyrtojnë gjithashtu nëse planet e njoftuara së fundmi për kufizimin e importeve të automjeteve hibride nga Kina janë të mjaftueshme për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara mes palëve.

Në axhendë është edhe buxheti i ardhshëm shumëvjeçar i BE-së për periudhën 2028–2034.

Propozimi i fundit për kompromis nuk pritet të zgjidhë lehtësisht mosmarrëveshjet mes vendeve më të pasura, përfshirë Gjermaninë, dhe shteteve që mbështeten ndjeshëm te fondet e kohezionit të Bashkimit Evropian.

Edhe pse nuk pritet një marrëveshje përfundimtare gjatë këtij samiti, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, është nën presion për të gjetur një zgjidhje që do të mundësonte arritjen e kompromisit deri në fund të vitit.

Të premten, në takim pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do t’u kërkojë liderëve evropianë mbështetje të mëtejshme për Kievin, pas intensifikimit të sulmeve ruse ndaj Ukrainës, ku dhjetëra civilë kanë humbur jetën.

Diskutimet do të përfshijnë gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme, mbrojtjen evropiane, zgjerimin e BE-së dhe migracionin./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.