☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.42%
DOW 51,964 ▼0.07%
NASDAQ 26,374 ▲0.9%
NAFTA 97.42 ▼1.62%
ARI 4,171 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,966 ▲ +0.83% ETH $2,398 ▲ +0.5% XRP $1.2992 ▲ +1.85% SOL $104.1000 ▲ +1.58%
S&P 500 7,691 ▲0.42 % DOW 51,964 ▼0.07 % NASDAQ 26,374 ▲0.9 % NAFTA 97.42 ▼1.62 % ARI 4,171 ▼0.23 % S&P 500 7,691 ▲0.42 % DOW 51,964 ▼0.07 % NASDAQ 26,374 ▲0.9 % NAFTA 97.42 ▼1.62 % ARI 4,171 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Franca kufizon qarkullimin në zonat e prekura nga protestat, Macron kërkon masa urgjente sigurie

PARIS, 19 tetor /ATSH-AFP/– Kryeministri francez, Sébastien Lecornu ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të qarkullimit në zona të caktuara, pas trazirave të rënda që shpërthyen në kuadër të protestave në Francë. Ai tha se u kishte kërkuar prefektëve që këto masa të hynin në fuqi që sot në mbrëmje.

Lecornu bëri të ditur, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë, se kufizimet do të ishin të pjesshme dhe do të zbatoheshin vetëm në zona shumë të kufizuara.

Sipas tij, gjatë pasdites do të publikohet një përmbledhje e vendimeve të marra nga autoritetet vendore.

Prefektët janë përfaqësuesit më të lartë të shtetit francez në rajone dhe janë përgjegjës për zbatimin e politikave të qeverisë qendrore në nivel vendor.

Gjatë fundjavës, protestat e zhvilluara në të gjithë Francën kundër rritjes së kostos së jetesës u shoqëruan me trazira, vjedhje dhe plaçkitje të dyqaneve.

Situata mbeti e tensionuar edhe në fillim të javës së re, përfshirë kryeqytetin Paris.

Kryeministri tha se kaosi ishte përqendruar në qendrat e qyteteve dhe se situata ndryshonte ndjeshëm nga një zonë në tjetrën.

“Një nga qëllimet e këtij kufizimi të qarkullimit është mbrojtja e njerëzve, por edhe e pronës, veçanërisht e dyqaneve”, deklaroi Lecornu.

Ai tha se autoritetet po përballeshin me një formë të caktuar kriminaliteti, që përfshin plaçkitjen e dyqaneve dhe rishitjen e mallrave të vjedhura.

Lecornu nuk e përjashtoi mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, por theksoi se, në këtë fazë, një masë kaq e rëndë nuk ishte e përshtatshme.

Sipas tij, kufizimet e synuara në zona të caktuara i përgjigjen më mirë situatës aktuale.

“Jelekët e Verdhë” bëjnë thirrje për protesta të reja të shtunën

Ndërkohë, lëvizja protestuese franceze e njohur si “Jelekët e Verdhë” ka njoftuar organizimin e demonstratave të tjera të shtunën, më 24 tetor.

Organizatorët e protestave të fundjavës së kaluar njoftuan në faqen e tyre të internetit se një “fazë e dytë” e protestave do të zhvillohet në dhjetëra vende në të gjithë vendin.

Lëvizja “Jelekët e Verdhë” e ka marrë emrin nga jelekët fosforeshentë që mbajnë protestuesit.

Ajo organizoi protesta për disa muaj kundër kostos së lartë të jetesës dhe pabarazisë sociale, nga nëntori i vitit 2018 deri në fillim të vitit 2019.

Thirrjet për ringjalljen e kësaj lëvizjeje, u shfaqën përpara demonstratave të fundjavës së kaluar, ku morën pjesë edhe protestues të “Jelekëve të Verdhë”.

Muzeu i Luvrit mbetet i mbyllur

Muzeu i famshëm i artit, Luvri, në Paris nuk u hap sipas orarit të zakonshëm në fillim të javës, për shkak të lëvizjes protestuese të studentëve.

Media franceze raportoi se studentët kishin bllokuar hyrjen në muze në shenjë solidariteti me protestat në shkolla, të cilat po zhvillohen prej disa javësh, si dhe për të denoncuar rastet e pretenduara të dhunës policore.

Sipas raportimeve, sindikata franceze CGT, e cila nuk merr pjesë drejtpërdrejt në këtë aksion, por e mbështet atë, deklaroi se muzeu duhet të qëndronte i mbyllur të paktën deri në mesditë.

Nxënësit po protestojnë që nga fundi i shtatorit, kryesisht për pajisje më të mira shkollore, më shumë mësues dhe kushte më të mira për zhvillimin e mësimit.

E hëna shënon gjithashtu përvjetorin e grabitjes së bujshme në Luvër, gjatë së cilës u vodhën bizhuteri të kurorës franceze, me vlerë të përllogaritur prej 88 milionë eurosh, ose rreth 99 milionë dollarësh.

Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron pas trazirave, por ky i fundit e ka refuzuar atë, njoftoi sot Pallati Élysée, selia e presidencës franceze.

Pallati Élysée bëri të ditur se Macron e kishte refuzuar dorëheqjen, duke përmendur nevojën për drejtim të vazhdueshëm të forcave të rendit në rrethanat aktuale.

Macron i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, të përcaktojë se cilat mangësi në parashikimin e situatës dhe në mbledhjen e informacionit kanë çuar në shpërthimin e trazirave.

“Për t’i dhënë fund ngritjes së barrikadave dhe plaçkitjeve, ai i ka kërkuar gjithashtu ministrit të Brendshëm, të vendosë sa më shpejt në terren procedura të reja për forcat e sigurisë së brendshme, në mënyrë që ato të përballen më efektivisht me personat që shkaktojnë trazira”, thuhet në deklaratën e Pallatit Élysée.

Ministri i Brendshëm pranon se autoritetet humbën kontrollin e situatës

Ministri i Brendshëm pranoi se kishte pasur mangësi në planifikimin paraprak të angazhimit të forcave të rendit.

“Natyrisht, pati një çekuilibër mes forcave të rendit dhe njerëzve që ndodheshin në rrugë, si dhe një humbje të kontrollit të situatës”, tha Nuñez. Ai theksoi se po bëhet gjithçka që një ngjarje e tillë të mos përsëritet.

Dje në mbrëmje, gjatë një fjalimi televiziv, presidenti Macron tha se puna e policisë po vihej në provë dhe se për këtë arsye i kishte kërkuar ministrit të Brendshëm të rishikonte mënyrën e veprimit të saj.

Macron deklaroi se forcat e sigurisë ishin përballur me dhunë të paprecedentë në shumë qytete, pavarësisht profesionalizmit të tyre. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.