☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Koment: Gjermania e shokuar

Askush nuk e kishte menduar: Krijimi i qeverisë së ardhshme në Gjermani dështoi. Tani zhvillimet e tjera nuk dihen – flitet si për qeveri pakice ashtu edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Indes Pohl nga Berlini.

Pas Brexit, Donald Trump tani edhe kjo – Angela Merkel- të paktën aktualisht- nuk ia doli të krijojë një qeveri të re. Në një Gjermani të fortë, kaq të suksesshme në zemër të Europës, në motorin e BE-së, ende nuk dihet më shumë se 8 javë pas zgjedhjeve të Bundestagut, se si do të zhvillohen gjërat. Pak para mesnate, kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner bëri të ditur dështimin e bisedimeve.

Sipas motos, më mirë asnjë koalicion, se sa një koalicion i gabuar. Kësaj i paraprinë negociata të vështira në një konstelacion të mundshëm qeveritar, i cili që nga fillimi kishte si synim aleancën e interesave dhe jo martesën nga dashuria. Një konstelacion që deri në fund u fiksua nëpër detaje, dhe nuk qe në gjendje që nga dallimet mes partive të krijonte një vlerë të shtuar të përbashkët.

AfD në parlament

Për herë të parë u fut në parlament një parti konservatore e djathtë, duke i trazuar ndjeshëm mundësitë e koalicioneve. Në një parlament tanimë të përfaqësuar nga shtatë parti nuk ka zgjidhje të thjeshta. Refuzimi i hershëm i SPD-së për koalicionin e madh me konservatorët, bëri që kancelarja Merkel, tanimë prej 12 vitesh në pushtet, të hynte në bisedime të mundshme koalicioni, ku që në fillim nuk kishte ndonjë pozicion të pushtetshëm. Megjithëse ajo përfaqëson partinë më të fortë. Por një parti të dobësuar nga rezultati i dobët i zgjedhjeve. Kështu roli që i mbeti Angela Merkelit ishte vetëm ai i ndërmjetësueses – e me këtë ajo dështoi.

Me sa duket ishte FDP-ja, ajo që e pengoi Merkelin të gjente një narrativ të ri, një ide për një aleancë qeveritare, që nuk ishte e sprovuar më parë. Por që me guxim e me ide të reja, kjo aleancë mund të formësonte në mënyrë aktive realitetet e reja politike.

Në fokus politika e refugjatëve

Në qendër të konfliktit qëndroi politika ndaj refugjatëve. Politika liberale e Merkelit solli forcimin e AfD-së. E në fund kjo solli edhe dështimin e qeverisë së re. Por kjo nuk është ndonjë provë se ishte veprim i gabuar të ndihmoje njerëzit në nevojë. Por një provë për atë, se nuk u arrit që mbështetja për të tjerët të mos bëhej kërcënim për vetjaken. Dështimi i krijimit të qeverisë tregon se edhe Gjermania ndodhet tani para kthesës. Dhe se suksesi ekonomik nuk ua heq njerëzve frikën para një të ardhmeje, ku refugjatët kthehen në një fushë projeksioni për pasiguritë e botës së globalizuar.

Zgjimi i së hënës nuk është vetëm për Gjermaninë një shok – por për të gjithë Europën. Sepse para nesh qëndrojnë jo vetëm javë, por muaj pasigurie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.