☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,768 ▲0.04%
DOW 51,845 ▼0.39%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 90.94 ▼1.55%
ARI 4,366 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $85,600 ▼ -0.4% ETH $2,720 ▼ -0.8% XRP $1.5347 ▲ +2.55% SOL $116.0500 ▼ -2.2%
S&P 500 7,768 ▲0.04 % DOW 51,845 ▼0.39 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.94 ▼1.55 % ARI 4,366 ▼0.41 % S&P 500 7,768 ▲0.04 % DOW 51,845 ▼0.39 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.94 ▼1.55 % ARI 4,366 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Irani zbut tonin, SHBA-ja nuk përjashton takimin Trump-Pezeshkian

TEHERAN, 22 shtator /ATSH-DPA/- Udhëheqja iraniane la të kuptohet sot se është e hapur për bisedime me SHBA-në, por nuk duket e gatshme të ndryshojë shpejt qëndrimin e saj.

Kryenegociatori iranian dhe kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf tha në Teheran se diplomaci nuk do të thotë dorëzim, por përdorim i forcës së krijuar në terren për të arritur rezultate përmes politikës.

Ghalibaf, i konsideruar si një politikan konservator, por pragmatist, përdori një ton më të moderuar krahasuar me qëndrimet e disa figurave të tjera të linjës së ashpër në udhëheqjen iraniane, të cilat kohët e fundit kanë shfaqur gatishmëri për të rrezikuar një përshkallëzim ushtarak.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë shenjë se Teherani është gati të zbusë shpejt kërkesat e tij.

Duke iu drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, Ghalibaf tha se ai duhet ta kuptojë se nuk mund t’ia imponojë vullnetin e tij popullit iranian dhe forcave të armatosura të Iranit.

SHBA-ja nuk e përjashton një takim Trump-Pezeshkian

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi mes Trump dhe presidentit iranian Masoud Pezeshkian, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork këtë javë.

I pyetur nga “Fox News” nëse dy presidentët mund të takohen, Rubio tha se Trump është i gatshëm të takohet me Pezeshkian apo me këdo tjetër.

Sipas Rubios, Trump është një biznesmen që vjen nga një botë ku vlerësohen prakticiteti dhe arsyeja e shëndoshë.

“Nuk ka asgjë të keqe që Trump të ulet dhe të bisedojë me Pezeshkian, edhe nëse dy vendet janë kundërshtare”, tha ai.

Trump pritet të mbajë sot një fjalim në OKB, ndërsa Pezeshkian do të flasë nesër.

Ndërkohë, janë shtuar spekulimet për takime të mundshme mes delegacionit iranian, ndërmjetësve ose përfaqësuesve të qeverisë amerikane, ndërsa lufta mes SHBA-së dhe Iranit po i afrohet muajit të shtatë.

Edhe kleriku i njohur iranian dhe politikani opozitar Mehdi Karrubi, i cili ka kaluar vite nën arrest shtëpie, i ka bërë thirrje Pezeshkian të takohet me Trump, nëse krijohen kushtet e përshtatshme.

Në një letër drejtuar Pezeshkian, Karrubi tha se qeveria iraniane duhet të ketë guximin të kapërcejë tabutë që ka krijuar vetë.

Ai pranoi se pala amerikane nuk konsiderohet e besueshme nga Irani, por tha se diplomacia mbetet e vetmja rrugë përpara.

Lufta dhe Ngushtica e Hormuzit

Më shumë se gjashtë muaj më parë, SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit.

Aktualisht, konflikti është përqendruar kryesisht në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare shumë e rëndësishme për transportin e naftës dhe mallrave.

Për shkak të konfliktit, transporti tregtar në këtë zonë është ngadalësuar ndjeshëm.

Sipas burimeve, SHBA-ja po përpiqet ta detyrojnë Iranin të dorëzohet dhe të rihapë rrugët detare, duke përdorur sanksione ekonomike dhe një bllokadë detare.

Nga ana tjetër, udhëheqja iraniane shpreson se rritja e çmimeve të energjisë, do të krijojë presion ekonomik mbi vendet perëndimore. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.