☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,515 ▼0.79%
DOW 52,499 ▼0.26%
NASDAQ 25,873 ▼1.55%
NAFTA 80.65 ▲3.21%
ARI 4,026 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $62,724 ▼ -0.56% ETH $1,790 ▲ +0.44% XRP $1.0689 ▼ -0.78% SOL $75.2400 ▼ -1.34%
S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 80.65 ▲3.21 % ARI 4,026 ▲0.5 % S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 80.65 ▲3.21 % ARI 4,026 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Kosova

KOMF reagon për rastin në Pediatri: Ngre shqetësime për gjendjen e shërbimeve shëndetësore për fëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për gjendjen e shërbimeve shëndetësore për fëmijët në Kosovë, duke theksuar se, pavarësisht garancive ligjore për kujdes shëndetësor falas, fëmijët vazhdojnë të përballen me vështirësi në qasje dhe në cilësinë e trajtimit.

Sipas KOMF-it, e drejta e fëmijës për kujdes shëndetësor është e garantuar me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës. Neni 42 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës garanton kujdes shëndetësor falas, ndërsa përgjegjës për zbatimin e kësaj të drejte është Ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë, organizata vlerëson se praktika në terren mbetet larg standardeve të kërkuara.

Duke iu referuar një hulumtimi të realizuar nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, anëtare e KOMF-it, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe atë të Gjilanit, thuhet se pacientët e reparteve të Pediatrisë kanë shprehur nivelin më të ulët të kënaqshmërisë krahasuar me repartet e tjera.

Sipas raportit, faktorët që kanë ndikuar në këtë vlerësim lidhen me qasjen ndaj pacientëve, cilësinë e shërbimeve mjekësore, infermierore dhe diagnostike, kushtet infrastrukturore, higjienën, furnizimin me barna dhe cilësinë e ushqimit.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se niveli i higjienës në repartet e pediatrisë është më i ulët se në repartet e tjera, gjë që, sipas KOMF-it, ngre shqetësime serioze për cilësinë dhe sigurinë e kujdesit ndaj fëmijëve.

Në Kartën e Vlerësimit të publikuar nga KOMF theksohet se mungesa e personelit shëndetësor dhe mbingarkesa e klinikave të pediatrisë vazhdojnë të jenë ndër sfidat kryesore në kujdesin sekondar dhe terciar.

Sipas organizatës, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të funksionojë me kapacitete të kufizuara, ndërsa numri i personelit mbetet i pamjaftueshëm në raport me numrin e pacientëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve.

KOMF vlerëson se funksionalizimi i Spitalit të ri Kirurgjik Pediatrik ka sjellë përmirësime në ofrimin e shërbimeve të nivelit terciar, përfshirë emergjencën pediatrike, traumën, rikuperimin dhe ambulancat specialistike. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e shërbimeve pediatrike vazhdon të ofrohet në objektin e vjetër të Klinikës së Pediatrisë, i cili, sipas organizatës, nuk i plotëson standardet infrastrukturore për trajtim cilësor dhe dinjitoz të fëmijëve.

Organizata ngre shqetësime edhe për mungesën e barnave dhe materialeve shpenzuese në institucionet publike shëndetësore. Sipas saj, prindërit vazhdojnë të raportojnë se detyrohen të blejnë me shpenzimet e tyre barna, përfshirë edhe ato nga Lista Esenciale, çka cenon parimin e qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor dhe krijon barrë financiare për familjet.

Një tjetër problem i evidentuar është mungesa e një sistemi institucional për matjen e kënaqshmërisë dhe përvojës së pacientëve. Sipas KOMF-it, institucionet shëndetësore nuk disponojnë të dhëna për këtë aspekt, duke e bërë më të vështirë identifikimin dhe adresimin e problemeve në sistem.

Në fund, KOMF u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e kushteve në repartet pediatrike, rritjen e numrit të personelit shëndetësor, sigurimin e barnave dhe garantimin e shërbimeve cilësore me në qendër fëmijën, duke theksuar se edhe zëri i prindërve duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes për politikat shëndetësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.