☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.91 ▲0.89%
ARI 3,894 ▼3.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,008 ▼ -4.18% ETH $2,242 ▼ -3.14% XRP $1.2497 ▼ -1.65% SOL $95.1000 ▼ -3.95%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.91 ▲0.89 % ARI 3,894 ▼3.4 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.91 ▲0.89 % ARI 3,894 ▼3.4 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Komisioni i Ekonomisë rrëzon kandidaturën e Bahri Shaqirit për kreun e KLSH-së

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi sot dekretin e Presidentit për propozimin e Bahri Shaqirit në postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Fillimisht komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me Shaqirin, ku u njoh me prioritetet dhe vizionin e tij për drejtimin e këtij institucioni.

Lufta kundër korrupsionit, sipas Shaqirit, “është një prioritet i reformës në drejtësi që do të reflektohet edhe në punën e KLSH-së, në rast të zgjedhjes së tij”.

Duke mbajtur si referencë standardet europiane në drejtimin e KLSH-së, Shaqiri siguroi se në rast se do të zgjidhet si kryetar i KLSH-së do të bashkëpunojë ngushtësisht me komisionin parlamentar dhe institucionet përkatëse.

Ndërsa vlerësoi integritetin moral, kryetari i komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj nënvizoi si mangësi kryesore mungesën e përvojës në fushën financiare dhe të auditit.

“Plotëson kushtin për arsimimin, ka disa kualifikime në fushën e sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk ka dënime, për shkak të funksioneve të larta që ka mbajtur, por nuk ka përvojë financiare, për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së”, tha Ahmetaj.

Angazhimet e Shaqirit, sipas tij, “janë të fokusuara në fushën e sigurisë, por jo në ato të parashikuara nga ligji për KLSH-në”.

“Eksperienca në legjislacionin financiar është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme me aftësi të tjera. Ai është larg specifikës financiare dhe të auditimit. Kështu që duke iu referuar të gjithë tagrit kushtetues të këtij komisioni, ky komision, i dërgon seancës mosmiratimin e kandidaturës së tij”, tha Ahmetaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.