🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.42 ▲1.39%
ARI 4,001 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,639 ▼ -3.26% ETH $2,223 ▼ -4.36% XRP $1.2568 ▼ -2.9% SOL $96.9200 ▼ -3.44%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.42 ▲1.39 % ARI 4,001 ▼0.75 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.42 ▲1.39 % ARI 4,001 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Komisioni i Ligjeve miraton dy akte normative, ndryshimet në Buxhetin 2026 dhe financimi i eventit ndërkombëtar

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi dhe nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, ka marrë në shqyrtim dhe ka miratuar me shumicë votash dy akte normative të rëndësishme. Seancat u fokusuan në ndryshimet e propozuara për Buxhetin e Shtetit 2026, si dhe në financimin e pjesshëm shtetëror për një aktivitet kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare.

Në mbledhjet e zhvilluara ishin të pranishëm Ministri i Financave, Petrit Malaj, si dhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, të cilët paraqitën argumentet teknike dhe nevojën e ndërhyrjes me urgjencë.

Ndryshimet në Buxhetin 2026, mbështetje sociale dhe stabilitet fiskal

Akti i parë i shqyrtuar ishte Akti Normativ nr. 2, datë 30.6.2026, i cili parashikon ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit korrent. Ministri i Financave, Petrit Malaj, sqaroi se ndërhyrja synon forcimin e paketave sociale, rritjen e investimeve në shëndetësi, përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s dhe zgjerimin e Garancisë Sovrane për fermerët dhe sektorët e tjerë të ekonomisë.

Ndër masat kryesore me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët përmenden: Indeksimi i pensioneve, me efekt financiar që nga 1 korriku 2026, mbështetur nga një fond shtesë prej 872 milionë lekësh; dyfishimi i pagesës për 10,720 fëmijë me aftësi të kufizuara; mbulimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me një efekt prej 2 miliardë lekësh në vit.

Lidhur me pushtetin vendor, buxheti shënon një rritje prej 14 miliardë lekësh në të ardhura dhe 14.2 miliardë lekësh në shpenzime, ku përfshihen fondet për orët shtesë të shërbimit zjarrfikës dhe 90 milionë lekë si transfertë e pakushtëzuar për bashkitë.

“Ndryshimet e propozuara financohen brenda hapësirës fiskale të krijuar nga rritja e të ardhurave dhe nuk ndryshojnë nivelin e deficitit buxhetor, duke ruajtur trajektoren rënëse të borxhit publik.”, tha Petrit Malaj, Ministër i Financave.

Relatorja e çështjes, deputetja Aulona Bylykbashi, ftoi kolegët ta miratonin aktin, duke nënvizuar se ai plotëson të gjitha kriteret kushtetuese të nevojës dhe urgjencës.

Ndërhyrja për eventin ndërkombëtar të Kanye West

Në pjesën e dytë të punimeve, komisioni shqyrtoi Aktin Normativ nr. 3, datë 6.7.2026, i cili lidhet me financimin e pjesshëm të një aktiviteti kulturor-turistik ndërkombëtar. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, pranoi se qeveria nuk kishte parashikuar fillimisht financim të drejtpërdrejtë për koncertin e reperit amerikan Kanye West, por ndërhyrja u bë e domosdoshme pasi eventi nuk arriti të vetëfinancohej.

“Ndërhyrja e qeverisë shmangu dështimin e eventit dhe solli përfitime ekonomike për vendin. Organizimi i aktiviteteve me pjesëmarrje ndërkombëtare përbën një instrument të rëndësishëm për rritjen e atraktivitetit turistik.”, thaBlendi Gonxhe, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Relatori Erjo Mile e vlerësoi lëvizjen si me rëndësi strategjike për imazhin dhe promovimin e Shqipërisë në tregjet e huaja.

Pas pyetjeve, diskutimeve dhe sqarimeve nga stafi teknik i të dyja ministrive, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i miratoi të dyja aktet normative me shumicë votash, duke i hapur rrugë zbatimit të tyre në praktikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.