☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.48%
DOW 52,234 ▼0.46%
NASDAQ 26,135 ▼1.56%
NAFTA 100.29 ▼2.42%
ARI 4,036 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,101 ▼ -0.92% ETH $2,322 ▼ -0.92% XRP $1.2911 ▼ -2.38% SOL $100.4700 ▼ -1.19%
S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 % S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Kompensimi i ish-pronarëve, ndryshon formula, rihapet afati për dosjet e mbetura

Mënyra e kompensimit të ish-pronarëve do të ndryshojë. Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore nisi shqyrtimin e draftit të depozituar nga qeveria, ku parashikon shtimin e fondeve për ish-pronarët. Akti i cili ka ardhur jo si dëshirë e ekzekutivit, por si detyrim nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, parashikon se tashmë vlera e pronës së shtetëzuar do të përllogaritet minimalisht sa 10% i zërit kadastral aktual, e jo të atij në momentin e shtetëzimit.

“Sipas përllogaritjeve tona, janë 4672 vendime që impaktohen nga ky vendim dhe vlera financiare 18,5 miliardë lekë”, tha zv.ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni.

Një pronë që në vitin 1944 ka qenë arë, sot në 2022 është kthyer në truall, çka do të thotë se edhe vlera e asaj prone është më e lartë, gjithmonë duke iu referuar çmimit të kohës së shtetëzimit.

Projektligji hap gjithashtu një derë për dosjet e mbetura të pashqyrtuara nga ATP, duke vendosur tashmë një afat të ri. “Afati i ri brenda të cilit ATP duhet të shqyrtojë dosjet e pashqyrtuara duhet të jetë 31 dhjetor 2024. 6950 dosje të patrajtuara nga ATP për shkak të përfundimit të afatit ligjor”, tha Pirdeni.

Pas prezantimit në Komisionin e Ligjeve të draftit, u vendos shtyrja e diskutimeve për shkak se do të merren në shqyrtim edhe opinionet e grupeve të interesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.