☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 70.43 ▼2.07%
ARI 4,048 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $60,394 ▼ -2.26% ETH $1,574 ▼ -4.85% XRP $1.0473 ▼ -3.55% SOL $70.4100 ▲ +1.47%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.43 ▼2.07 % ARI 4,048 ▲0 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.43 ▼2.07 % ARI 4,048 ▲0 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Arte

Konferencë ndërkombëtare mbi zhvillimet ekonomike në trojet shqiptare gjatë mesjetës dhe periudhës osmane

Studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u mblodhën në konferencën shkencore ndërkombëtare “Aspekte ekonomike gjatë mesjetës dhe periudhës osmane në trojet shqiptare”, organizuar nga Instituti i Historisë në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë. Veprimtaria mblodhi studiuesit, të cilët paraqitën rezultate të reja kërkimore mbi zhvillimet ekonomike në hapësirën shqiptare nga Mesjeta deri në fund të periudhës osmane. Në fjalën hapëse, akad. Gëzim Hoxha, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, vlerësoi studimet mbi historinë ekonomike si një dimension themelor për kuptimin e proceseve të zhvillimit shoqëror, politik dhe ekonomik të trojeve shqiptare.

Në fjalën përshëndetëse, akad. Hamit Kaba, drejtor i Institutit të Historisë (ASHSH), vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme për studimet historike shqiptare. Ndërsa drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, prof. dr. Teuta Shala, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve kërkimore shkencore. Ajo vlerësoi se nisma të tilla forcojnë lidhjet akademike në hapësirën shqiptare dhe krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e kërkimeve dhe shkëmbimin e përvojave shkencore. Punimet e konferencës në 24 qershor vijuan në dy seanca shkencore të drejtuara nga studiues të institucioneve organizuese.

Kumtesat trajtuan një shtrirje të gjerë kronologjike, nga Mesjeta e hershme deri në periudhën moderne, duke analizuar zhvillimet ekonomike të qyteteve shqiptare si Shkodra, Durrësi dhe Drishti, si dhe rolin e institucioneve kishtare dhe zonave malore në qarkullimin ekonomik. U trajtuan gjithashtu tema të ndryshme, përfshirë investimet në qytetet ilire në kohën e Perandorit Justinian I, gjendjen ekonomike të Kryepeshkopatës së Ohrit, tregtinë e brendshme në Shkodër, potencialet ekonomike të Malësisë së Madhe, rolin e porteve mesjetare dhe lidhjet tregtare me Venedikun, ekonominë bujqësore në Kosovë, proceset e urbanizimit, tregtinë në portin e Durrësit, rolin e vakëfeve monetare në zhvillimin ekonomik lokal, marrëdhëniet agrare në Elbasan, zejtarinë në Shkup, si dhe projektet hekurudhore dhe ndikimin e tyre ekonomik e gjeopolitik në prag të Pavarësisë, etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.