☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,883 ▲ +0.28% ETH $2,263 ▲ +0.35% XRP $1.2505 ▼ -0.08% SOL $94.7300 ▼ -1.62%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Konjufca: Do të vazhdojmë përpjekjet për konstituimin e Kuvendit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur para gazetarëve lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e konstituimit të institucioneve.

Konjufca tha se hapat e ardhshëm janë pjesë e procesit të mëtejshëm konstitucional të vendit, ndërsa thekoi se për datën e thirrjes së seancës do të njoftohen me kohë.

“Është pjesë e formësimit të mëtejshëm konstitucional të vendit tonë. Do të mund të thirret, nuk e caktoj unë, por besoj do të lajmëroheni”, tha Konjufca.

Ai u shpreh se çdo pretendim për shkelje të Kushtetutës duhet të adresohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Ai që mendon që është shkelur Kushtetuta, le t’i drejtohet Kushtetueses”, deklaroi ai.

Konjufca shtoi se do të vazhdojnë përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, duke komentuar edhe mundësinë e pasojave që mund të sjellë situata aktuale.

Sipas tij, dëmi që mund të shkaktohet nga vazhdimi i këtij procesi është më i vogël sesa pasojat që, sipas tij, do të sillte përsëritja e skenave të dhunshme apo shkuarja në zgjedhje të reja.

“Ky dëm që ju po e konsideroni që mund të bëhet është më i vogël se ajo që pamë në seancë, dhuna ndaj kryeministrit. Është më pak dëm se me shku në zgjedhje të reja. Krejt këto dëme janë të mëdha”, tha Konjufca.

Ndryshe, seanca e 8 gushtit e Kuvendit të Kosovës nuk rezultoi me konstituim të këtij institucioni, pasi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutim të mëtejshëm për një marrëveshje politike edhe për zgjedhjen e presidentit, që çoi edhe në sulmin me vezë ndaj tij nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.