Egnatia anulon stërvitjen e fundit, ndeshja mund të spostohet në një tjetër qytet
Gazetarja e RTSH Sport, Sabina Mete ka raportuar nga stadiumi për të rejat më të fundit të sfidës Egnatia-Midtjylland, që do të luhet nesër dhe do të transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Për shkak të protestave që po zhvillohen në Tiranë, Egnatia ka anuluar stërvitjen e fundit zyrtare, Midtjylland ka zbritur vetëm 15 minuta në fushë dhe më pas është larguar menjëherë në hotelin ku skuadra daneze është akomoduar.
Nuk ka akoma një njoftim zyrtar, por për shkak të situatës të krijuar në kryeqytet ndeshja Egnatia-Midtjylland mund të spostohet në Elbasan Arena ose në “Loro Boriçi”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.