Kosova, Foda dhe Vojvoda para ndeshjes me Austrinë: Të japim maksimumin
Kosova bëhet gati për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombevem të dielën ndaj Austrisë, ora 18:00 në “Ernst Happel” të Vjenës. Trajneri Franco Foda dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda janë shfaqur të shtunën në konferencën për shtyp duke komentuar në funksion të kësaj sfide.
“E kam thënë edhe më para, Austria është favorite në këtë grup, ka theksuar trajneri Foda. Gjithçka mund të ndodhë nesër. Ne fituam ndaj Irlandës, duhet të paraqitemi sa më mirë që është e mundur në këtë sfidë të radhës. Të vazhdojmë të luajmë me agresivitet si herën e kaluar. Kemi shumë tifozë kosovarë në stadium. Kemi vetëbesim, kemi luajtur me përfaqësuese të forta. Dhe nesër shpresoj në lojë të mirë”.
“E rëndësishme është të luajmë me vetëbesim. E njohim kualitetin e Austrisë, është favorite, por nuk duhet ta ulim veten. Duhet të japim maksimumin. E rëndësishme është të provojmë të shkojmë më lartë. Qëllimi është ‘Euro 2028’. Pjesëmarrja në Evropianin 2028 ka qenë nga fillimi synimi im. Kur dikush luan futboll, luhet për të fituar. Si lojtarët, ashtu edhe trajneri”.
Edhe Vojvoda është shprehur se të gjithë janë të gatshëm për një tjetër paraqitje të madhe. “Austria ka më shumë eksperiencë dhe favorit në këtë grup. Kemi marrë tri pikë me Irlandën dhe duhet të shohim lojë pas loje. Besoj shumë se do të ketë tifozë shqiptarë si në Suedi apo Zvicër, apo kudo që kemi luajtur. Kjo na bën më të fortë dhe të ndihemi si në shtëpi”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.