☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,247 ▼1.04%
DOW 49,396 ▼1.6%
NASDAQ 24,218 ▼0.87%
NAFTA 83.05 ▲0.9%
ARI 3,678 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,732 ▼ -0.41% ETH $1,769 ▲ +0.17% XRP $0.9699 ▼ -1.1% SOL $73.5300 ▲ +0.03%
S&P 500 7,247 ▼1.04 % DOW 49,396 ▼1.6 % NASDAQ 24,218 ▼0.87 % NAFTA 83.05 ▲0.9 % ARI 3,678 ▼1.7 % S&P 500 7,247 ▼1.04 % DOW 49,396 ▼1.6 % NASDAQ 24,218 ▼0.87 % NAFTA 83.05 ▲0.9 % ARI 3,678 ▼1.7 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Liria marshon drejt Superligës, kapiteni Suso: e kemi vendin në elitë

Kapiteni i Lirisë së Prizrenit, Fitim Susuri, vlerëson ecurinë e skuadrës kryesuese të Ligës së Parë dhe thotë se rikthimi në Superligën e Kosovës është objektivi i madh i sezonit.

Kapiteni i Lirisë së Prizrenit, Fitim Susuri, i njohur si Suso, ka vlerësuar ecurinë e skuadrës në këtë sezon, duke theksuar se uniteti brenda grupit dhe bashkëpunimi me trajnerin Ismet Munishi janë ndër faktorët kryesorë të rezultateve pozitive. Në një intervistë për Telegrafin, ai ka folur për formën personale, përgjegjësinë e kapitenit dhe synimin për rikthimin e Lirisë në Superligën e Kosovës.

Liria po kalon një edicion shumë të mirë në Ligën e Parë: pas 16 ndeshjeve renditet në vendin e parë me 39 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina e Re, e cila zë pozitën e dytë. Susuri, autor i pesë golave në kampionat, është shprehur i kënaqur me formën e tij, por ka nënvizuar se paraqitjet individuale janë rezultat i funksionimit të mirë të gjithë skuadrës.

“Kemi punuar shumë që nga fillimi i sezonit dhe besoj se kjo po na shpërblehet me rezultatet. Kemi një grup shumë të mirë dhe uniteti mes nesh është një nga arsyet kryesore të kësaj ecurie”, ka thënë fillimisht Susuri.

Duke folur për përgjegjësinë e shiritit, ai ka thënë se përpiqet të jetë pranë bashkëlojtarëve në çdo situatë, ndërsa ka vlerësuar përvojën dhe cilësinë e futbollistëve të Lirisë. “Të jesh kapiten është gjithmonë përgjegjësie e madhe, sepse duhet të jesh pranë skuadrës si në momentet e mira ashtu edhe në ato më të vështira”, është shprehur ai.

Kapiteni prizrenas ka folur edhe për golat e shënuar, duke theksuar se kënaqësia më e madhe mbetet ndihma për skuadrën. “Jam i lumtur që po arrij të kontribuoj edhe me gola, por për mua gjithmonë në plan të parë është suksesi i ekipit. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm, sepse besoj shumë në këtë grup”, ka thënë Susuri.

Sa i përket ndikimit të trajnerit, Susuri ka vlerësuar punën e Ismet Munishit, por ka veçuar edhe kontributin e drejtorit Valon Bytyqi në ndërtimin e skuadrës. Sipas tij, fakti që një pjesë e madhe e lojtarëve kanë punuar edhe më herët me Munishin ka ndihmuar në përshtatjen me filozofinë e tij të lojës.

Në fund, Susuri ka folur për objektivin e rikthimit në Superligë. “Liria është një klub me traditë të madhe dhe besoj se ka ardhur koha të rikthehet aty ku e ka vendin, si një skuadër stabile në Superligë”, ka theksuar ai, duke shtuar se ëndrra e tij më e madhe si kapiten është të fitojë tituj dhe të shkruajë histori me fanellën e Lirisë.

Liria ka edhe një ndeshje deri në përfundim të stinorit vjeshtor dhe synon ta ruajë pozitën e parë dhe epërsinë ndaj ndjekësve, për ta vazhduar garën drejt rikthimit në elitë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.