☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.68%
DOW 52,428 ▲0.13%
NASDAQ 26,499 ▲1.26%
NAFTA 99.81 ▼1.92%
ARI 4,077 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,729 ▲ +0.91% ETH $2,347 ▲ +1.31% XRP $1.3227 ▲ +2.24% SOL $101.1100 ▲ +0.65%
S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 % S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kryeministri bullgar – Thaçit: Sa herë rri me Vuçiqin të përmend

oyko Borissov, Kryeministri i Bullgarisë, gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Thaçi ka thënë se mosmarrëveshjet me Beogradin duhet zgjidhur.

Ai ka thënë se Hashim Thaçin e përmend gjithmonë gjatë takimeve në Presidentin serb Aleksander Vuçiç.

“Para disa vitesh kam ardhur këtu dhe kanë kaluar shume vite, të gjithë pamë përparimin gjatë këtyre viteve, ju keni gjetur rrugën e drejtë, sa herë jam me Vuçiqin në Beograd i përmendi edhe miqtë kosovarë dhe mikun tim Hashim Thaçi”, ka deklaruar Borissov.

Ai i ka thënë Thaçit se ka një barrë të rëndë së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, mirëpo së bashku duhet të gjejnë zgjidhje.

“Keni një barrë të rëndë me presidentin serb, mirëpo duhet ta përfundoni. S’ka alternativë tjetër sepse e kemi parë çfarë ka ndodhur në luftë nga ato alternativa tjera. Ju jeni të detyruar bashkë me serbët të zgjidhni këtë mosmarrëveshje, dhe atëherë BE-ja do të na shohë me një sy tjetër”, është shprehur kryeministri bullgar.

Borissov ka kërkuar nga elita politike e Ballkanit që t’i tejkalojnë mospajtimet, pasi sipas tij egoizmi i njërit shtet mund të shkaktoj dëme edhe në shtetet tjera.

“Nëse nuk nënshkruani marrëveshje me Serbinë, as Kosova e as Serbia nuk do të hyjnë në BE sepse, BE-ja nuk dëshiron që mosmarrëveshjet e dy vendeve të hyjnë edhe në BE”, theksoi kryeministri bullgar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.