☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.69 ▲0.44%
ARI 4,859 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,913 ▲ +0.95% ETH $2,352 ▲ +0.92% XRP $1.4019 ▲ +3.21% SOL $85.1300 ▲ +1.93%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.69 ▲0.44 % ARI 4,859 ▲0.73 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.69 ▲0.44 % ARI 4,859 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Sociale

Kryepeshkopi Anastas: Misioni im në Shqipëri më i vështirë se në Afrikë

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka folur përpara një audience në Larisa të Greqisë për vështirësitë e misionit të tij në Shqipëri, duke bërë një krahasim edhe me misionin në Afrikë.

“Shqipëria nuk është e lehtë, është e vështirë në shumë drejtime… Afrika kishte vështirësi të tjera, ndërsa në Shqipëri ekziston një hije e madhe mosbesimi kryesisht mbi në Greqinë. Re të tilla dyshimi vazhdon të ketë edhe në pjesë të tjera të Ballkanit”- theksoi Janullatos.

Duke folur për fillimet e Kishës në Shqipëri, Kryepiskopi Anastas theksoi se misioni u bazuar në tre parime “Transferimin e predikimit dhe Meshës së Shenjtë në gjuhën shqipe, përgatitjen e klerit vendas dhe autonominë financiare.”

Janullatos foli edhe për krizën greke, ku nuk e fshehu shqetësimin për gjunjëzimin moral të shoqërisë.

“Dëshpërohem kur shoh që depresioni peshon jetën tonë. Jemi të vonuar për të gjetur zgjidhje. Inteligjencën e kemi, por çfarë po ndodh? Kemi ardhur në kushtet që bashkëjetojmë me gënjeshtrën. Është kthyer në sport se kush do të thotë gënjeshtrën më dinake … gënjeshtra është një mëkat, një krim”-shtoi Kryepeshkopi.

Në mbyllje të fjalës së tij Janullatos tha se shoqëria duhet të mbështetet në katër virtyte “të vërtetën, drejtësinë, solidaritetin dhe shpresën” për të guxuar ndryshimin

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.