☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,753 ▲0.39%
DOW 51,089 ▼0.17%
NASDAQ 27,382 ▲0.7%
NAFTA 90.42 ▼0.76%
ARI 4,166 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,546 ▲ +0.3% ETH $2,702 ▲ +0.15% XRP $1.4981 ▼ -0.23% SOL $119.4200 ▼ -1.99%
S&P 500 7,753 ▲0.39 % DOW 51,089 ▼0.17 % NASDAQ 27,382 ▲0.7 % NAFTA 90.42 ▼0.76 % ARI 4,166 ▲0.09 % S&P 500 7,753 ▲0.39 % DOW 51,089 ▼0.17 % NASDAQ 27,382 ▲0.7 % NAFTA 90.42 ▼0.76 % ARI 4,166 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kryeprokurori Gashi takohet me u.d. Kryeprokurorin e Speciales, dakordohen për intensifikimin e luftës kundër krimit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka zhvilluar takim me u.d. Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca, pas marrjes së detyrës së tij.

Gjatë takimit, Gashi e ka uruar Pacën për detyrën e re, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe koordinim institucional në përmbushjen e përgjegjësive të Prokurorisë Speciale.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, të dy zyrtarët janë dakorduar për intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve të luftës dhe formave të tjera komplekse të kriminalitetit.

Në takim është diskutuar edhe për fuqizimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me partnerët strategjikë të Kosovës, veçanërisht në luftimin e krimeve transnacionale që cenojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit.

Një tjetër prioritet i dakorduar është zhvillimi i hetimeve financiare, si dhe gjurmimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme që dyshohet se janë fituar përmes veprave penale që janë në kompetencë ekskluzive të Prokurorisë Speciale.

“Krahas ndjekjes penale, prioritet do të jetë edhe zhvillimi i hetimeve financiare, si dhe gjurmimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme, të cilat janë fituar përmes veprave penale që bien në kompetencë ekskluzive të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe nevoja për aplikim efektiv të Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit të Pasurisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.