Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 02 June 2026
S&P 500 7,602 ▲0.03%
DOW 51,039 ▼0.08%
NASDAQ 27,104 ▲0.07%
NAFTA 91.82 ▼0.37%
ARI 4,526 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,917 ▼ -5.03% ETH $1,933 ▼ -1.79% XRP $1.2349 ▼ -4.03% SOL $77.2700 ▼ -2.99%
S&P 500 7,602 ▲0.03 % DOW 51,039 ▼0.08 % NASDAQ 27,104 ▲0.07 % NAFTA 91.82 ▼0.37 % ARI 4,526 ▲0.43 % S&P 500 7,602 ▲0.03 % DOW 51,039 ▼0.08 % NASDAQ 27,104 ▲0.07 % NAFTA 91.82 ▼0.37 % ARI 4,526 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Kryeprokurori Saveski kërkon mbështetje financiare: Pa buxhet nuk luftohet krimi

Nuk do të ketë nevojë të pritet që të parashtrohen pyetje, por prej në fillim do të shpjegohet procedura dhe vendimet e prokurorisë deri tek qytetarët përmes mediave, paralajmëroi kryeprokurori Nenad Saveski duke folur për strategjitë e këtij institucioni për transparencën ndaj qytetarëve.

Theksoi se ekziston një ndryshim midis asaj që publiku pret të dëgjojë nga prokuroria dhe asaj që ligji nuk e lejon, përcjell “TV21”.

“Për këtë qëllim, kam në plan të ndryshoj dhe sqaroj së shpejti udhëzimet ekzistuese të marrëdhënieve me publikun në këtë drejtim. Jo të gjithë prokurorët do të gëzojnë të drejtën e vetme për të ushtruar të drejtën e lirisë së shprehjes, por do të jetë gjithashtu përgjegjësi e tyre të informojnë publikun për çështjet që po trajtojnë. Sigurisht, në masën e lejuar nga ligji ose rregulloret në procedurë”, theksoi Nenad Saveski, kryeprokuror.

Saveski tha se pa mbështetje financiare nga qeveria dhe ministria e financave nuk do të mund t’i realizojnë të gjitha aktivitetet e parapara. Kryeprokurori u shpreh optimist që deri në vitin 2028 që është paraparë në strategji ka kohë të mjaftueshme dhe mundësi për t’i realizuar të gjitha aktivitetet.

“Një prokurori publike e dobët nuk mund t’i bëjë ballë kriminalitetit të pasur pa mbështetje financiare. Ne po bëjmë çmos për të arritur rezultate, por rezultatet nuk mund të jenë ato që presin qytetarët nëse nuk kemi mbështetje serioze financiare për to. Sigurisht, po ua dërgoj këtë mesazh autoriteteve, domethënë autoritetit legjislativ, i cili duhet të tregojë vërtet vullnetin për të mundësuar funksionimin e prokurorisë publike”, u shpreh Nenad Saveski, kryeprokuror.

Përndryshe, Prokuroria, në bashkëpunim me Projektin “Mbështetja e BE-së për Sundimin e Ligjit”, organizoi konferencën “Nga Strategjia në Praktikë: Forcimi i Komunikimit të Prokurorisë Publike me Publikun”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.