☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.70 ▲1.66%
ARI 4,162 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,372 ▼ -0.19% ETH $2,501 ▼ -0.19% XRP $1.3709 ▲ +0.76% SOL $107.0000 ▲ +0.21%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.70 ▲1.66 % ARI 4,162 ▼0.38 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.70 ▲1.66 % ARI 4,162 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Seria A

Ku mund të transferohet Leao? Të gjitha opsionet dhe shuma që synon të arkëtojë Milani

Deklaratat e fundit të Rafael Leaos duket se lënë pak vend për dyshime se ai do të largohet nga Milani. Pavarësisht klauzolës së prishjes së kontratës prej 175 milionë eurosh, e vlefshme në fillim të korrikut, dhe kontratës që e lidh me kuqezinjtë deri në vitin 2028, shifra që realisht Milani shpreson të përfitojë luhatet mes 50 dhe 70 milionë eurove.

Vitrina e Botërorit, që nis më 11 qershor, do të jetë vendimtare për përcaktimin e vlerës së kartonit të tij, ndërsa lojtari ka shtyrë çdo vendim zyrtar për pas përfundimit të turneut. Në radhën e parë për anësorin portugez janë klubet angleze, prej kohësh të pëlqyera nga sulmuesi.

Në avantazh është Manchester United i Carrick, falë kualifikimit në Ligën e Kampioneve dhe lidhjes emocionale me idhullin e tij Cristiano Ronaldo. Pas tij vijnë Arsenali dhe Chelsea, ky i fundit i favorizuar nga marrëdhëniet e mira dhe operacionet e fundit të shpejta me Milanin, si ajo e Nkunku. Më pas renditen Tottenham i De Zerbit, Liverpool dhe Newcastle.

Jashtë garës konsiderohen Barcelona, PSG dhe Bayern Munich. Nëse Leao vendos të largohet nga pesë kampionatet kryesore europiane, mund të hapet një duel turk mes Galatasaray dhe Fenerbahçe. Një tjetër mundësi është “Saudi Pro League”, ku Al Hilal i Simone Inzaghit dhe ish-shokut të tij Theo Hernandez është gati ta mbulojë me ar numrin 10 të Milanit. Opsion mbetet edhe MLS amerikane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.