☁️
Tiranë 16°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.48 ▲0.21%
ARI 4,846 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $75,079 ▲ +1.49% ETH $2,359 ▲ +1.72% XRP $1.4087 ▲ +3.83% SOL $85.4800 ▲ +2.94%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.48 ▲0.21 % ARI 4,846 ▲0.46 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.48 ▲0.21 % ARI 4,846 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Politika

Kukan akuzon opozitën: Po bllokon reformën në drejtësi, të kthehet në Parlament

Eurodeputeti, Eduard Kukan, ka akuzuar Partinë Demokratike për bllokimin e reformës në drejtësi, të cilën e konsideroi të një rëndësie kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Koha është e një rëndësie thelbësore në këtë rast. I kam bërë vazhdimisht thirrje opozitës që të rinisë punën e saj në Parlament, në mënyrë që të ecet përpara me reformën e të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet që po vijnë”.

Eurodeputeti, Kukan i cili është një ndër figurat kryesore në Partitë Popullore europiane, pjesë e se cilës është dhe vetë Partia Demokratike, në një intervistë për  “European Business Revieë”,   thotë se veprimet e PD-së kërcënojnë ta devijojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit.

I mbështes plotësisht të gjitha përpjekjet që çojnë drejt implementimit të reformës në drejtësi. I kam bërë thirrje disa herë politikanëve në Shqipëri që të avanconin me krijimin e organeve të vetting-ut e të nisin zbatimin e reformës”, tha ai.

Komentet e eurodeputetit Eduard Kukan janë mbështetur nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

“Unë nuk mund të gjykoj nëse përpjekjet për bllokimin e reformës në drejtësi janë arsyeja e pozicionimit aktual të PD-së, por bllokimi i saj është padyshim një rezultat i këtyre lëvizjeve, sepse Parlamenti shqiptar nuk mund të procedojë me krijimin e Komisioneve të vetting-ut”.

Qëndrim pothuajse të njëjtë më dy eurodeputetë ndan dhe anëtarja e delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, gjermania Susanne Melior, e cila apelon  për përshpejtim të implementimit të reformës në drejtësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.