☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 06 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $79,855 ▲ +0.26% ETH $2,497 ▲ +1.51% XRP $1.4194 ▲ +0.97% SOL $106.4900 ▲ +3.84%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
06 Sep 2026
Breaking
Arte

“Kur Durrësi bëhej Film”, një mbrëmje kushtuar kinemasë dhe kujtesës së qytetit

Kinemaja shqiptare u rikthye në vëmendje në Durrës përmes një mbrëmjeje kushtuar filmit, muzikës dhe kujtesës së qytetit, ku u bënë bashkë artistë, kineastë, familjarë të aktorëve durrsakë që nuk jetojnë më dhe dashamirës të kinematografisë.

Dokumentari “Kur Durrësi bëhej Film” u shfaq për të pranishmit në Sheshin Iliria, Durrës.

Në prani të Zëvendësministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa, Drejtorit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini, aktorëve, regjisorëve, skenaristëve dhe personaliteteve të artit e kulturës, aktiviteti solli në vëmendje lidhjen e veçantë që Durrësi ka pasur ndër vite me kinematografinë shqiptare.
Mbrëmja u shoqërua nga muzika e paharrueshme e filmave të kompozitorit Haig Zacharian, nën moderimin e aktores Ema Andrea dhe drejtimin artistik të pianistes Ardita Bufaj, me interpretimin e instrumentistëve Xhovana Marku, Igert Zeqiri, Stela Bello dhe Matilda Bajrami.
Një moment i veçantë ishte prezantimi i dokumentarit “Kur Durrësi bëhej Film”, me ide dhe skenar të Brunilda Liçaj dhe produksion të Blerina Shtylla Doracaj, i cili risolli filma, artistë, histori dhe kujtime që kanë lënë gjurmë në Durrës dhe në historinë e kinematografisë shqiptare.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale tha se “kjo mbrëmje na kujtoi se filmi nuk ruan vetëm imazhe: ai ruan qytetet, njerëzit dhe historitë e tyre”.
“Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit mbështesin nismat që sjellin në vëmendje trashëgiminë tonë filmike, e bëjnë atë të afërt për publikun dhe krijojnë ura mes kujtesës kulturore e brezave të rinj”, tha Gonxhja.
/k.s/a.f/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.