☁️
Tiranë 29°C · Vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.66 ▲0.71%
ARI 4,408 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,380 ▲ +0.22% ETH $1,920 ▲ +1.07% XRP $1.0059 ▲ +0.93% SOL $77.0400 ▲ +1.32%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.66 ▲0.71 % ARI 4,408 ▼0.28 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.66 ▲0.71 % ARI 4,408 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Arte

“Kur toka flet me emra- Hapësira si kujtesë”, konferencë në ASH kushtuar antropologjisë gjuhësore dhe toponimisë

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Kur toka flet me emra- Hapësira si kujtesë” iu kushtua antropologjisë gjuhësore dhe toponimisë. Një veprimtari shkencore, që u organizua nga Instituti i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Veprimtaria u zhvillua me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, kryetarit të Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, anëtarëve të Kryesisë së Akademisë, nënkryetarit të komunës Arbëreshe të Ururit (Itali) dr.Emiliano Plescia, drejtoreshës së përgjithshme të AKKSHI-t znj. Daniel Pirushi.

Gjithashtu konferenca përbashkoi edhe një numër të konsiderueshëm studiuesish të fushave të antropologjisë gjuhësore, gjuhësisë dhe letërsisë nga vendi dhe jashtë tij. Të pranishëm ishin dhe një numër i konsiderueshëm mbledhësish vendorë, kryesisht nga rajonet e Dibrës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit e Roskovecit etj. Konferenca kishte për qëllim të përshfaqte thelbin e projektit “Thirre vendin tënd”, i cili e konsideron hapësirën shqipfolëse brenda dhe jashtë kufijve të saj jo thjesht si një listë emërtesash dhe emra vendesh por si mbartëse e vijuar e kujtesës sonë gjuhësore, historike e antropologjike.

Gjatë aktivitetit, Presidenti i Republikës, z. Bajram Begaj, dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së toponimeve si pjesë e trashëgimisë sonë. Punimet e konferencës u moderuan nga prof. asoc. dr. Olsi Lelaj, drejtor i Institutit të Antropologjisë. Punimet shkencore u zhvilluan në tri sesione tematike. Paneli i parë trajtoi toponomastikën si një fushë ku ndërthuren gjuhësia, historia dhe antropologjia, duke sjellë qasje metodologjike dhe analiza mbi toponimet shqiptare.

Paneli i dytë iu kushtua projektit “Thirre vendin tënd”, ku u prezantuan të gjitha punimet e deritanishme të shkollave, mësuesve dhe nxënësve të cilët folën në vetë të parë duke paraqitur rezultate konkrete në kërkimet vendore mbi mikrotoponimet dhe rolin e tyre në ruajtjen e identitetit lokal dhe të trashëgimisë gjuhësore. Në panelin përmbyllës, “Zëri i vendeve”, studiuesit paraqitën punime që ndërthurën kërkimet arkivore, dëshmitë gojore dhe interpretimet historike e letrare të toponimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.