☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 87.33 ▲3.55%
ARI 4,122 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $66,000 ▼ -0.28% ETH $1,928 ▼ -0.02% XRP $1.1379 ▲ +0.63% SOL $77.6400 ▼ -0.63%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.33 ▲3.55 % ARI 4,122 ▲1.11 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.33 ▲3.55 % ARI 4,122 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Kosova po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investime

Kompania ajrore Wizz Air ka hapur zyrtarisht bazën e saj operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në një ceremoni që shënon një zhvillim të rëndësishëm për sektorin e aviacionit civil në Kosovë.

Hapja e bazës pritet të rrisë lidhjet ajrore të Kosovës me destinacione të ndryshme, të zgjerojë mundësitë e udhëtimit për qytetarët dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se vendimi i Wizz Air për të hapur bazën e saj operative në Kosovë është dëshmi se vendi po shihet gjithnjë e më shumë si një destinacion i besueshëm dhe me potencial të madh për investime.

Sipas tij, ky zhvillim tregon se Kosova po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për aviacionin civil, duke krijuar mundësi për zgjerimin e lidhjeve ajrore, rritjen e konkurrencës dhe përfitime më të mëdha për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Kurti, hapjen e kësaj kompanie ajrore e lidhi edhe me 16-vjetorin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila kishte konfirmuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Vendimi i Wizz Air për të vendosur bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është dëshmi se Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si vend i besueshëm për investime, me perspektivë të qartë zhvillimi, si dhe me potencial të madh për t’u integruar edhe më shumë në rrjetet evropiane të transportit, të tregtisë dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve”, ka thënë Kurti. /RTK/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.