☁️
Tiranë 10°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,907 ▲ +1.04% ETH $1,658 ▲ +0.69% XRP $0.9451 ▲ +0.58% SOL $72.0400 ▲ +2.13%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kurti njofton zgjerimin e programit të kuponëve për çerdhe në 18 komuna, aplikimi deri më 10 dhjetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Programi i Kuponëve për Çerdhe për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale po vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se programi këtë vit është zgjeruar dhe do të përfshijë gjithsej 18 komuna.

Ai ka njoftuar se familjet e interesuara kanë afat të aplikojnë deri më 10 dhjetor.

“Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve me asistencë sociale po vazhdon edhe këtë vit shkollor edhe në më shumë komuna, 18 gjithsej”, ka shkruar Kurti.

Kreu i Qeverisë ka theksuar se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet një nga prioritetet e ekzekutivit.

“Edukimi në fëmijëri të hershme është prioriteti i qeverisë sonë, për të cilin po punojmë çdo ditë”, ka deklaruar ai.

Familjet që plotësojnë kriteret mund të aplikojnë përmes platformës zyrtare të Qeverisë së Kosovës, në këtë vegëz: https://rks-gov.net/596.

Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetori. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.