☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,945 ▼ -2.57% ETH $2,236 ▼ -1.61% XRP $1.2532 ▲ +0.77% SOL $95.8800 ▼ -1.11%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Kurti takohet sot me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë sot takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Takimi me Hamzën do të mbahet në orën 09:00, ndërsa ai me Abdixhikun në orën 18:00, të dy në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Takimet vijnë pasi Kurti u ka dërguar letër për takim kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjë që është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Fatlum Jashari. Ftesat janë dërguar një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij i është përgjigjur pozitivisht ftesës dhe është e gatshme të zhvillojë takimin. Ai theksoi se dialogu duhet të fokusohet fillimisht në programin qeverisës, prioritetet dhe sfidat e vendit, e jo në ndarjen e posteve.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim, duke theksuar se do të shkojë me vullnet të mirë për të dëgjuar propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për të kontribuar në shmangien e zgjedhjeve të reja. Ai njoftoi se do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të PDK-së dhe AAK-së për të kuptuar qëndrimet e tyre.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim. Kryetari i saj, Ardian Gjini, publikoi letrën zyrtare drejtuar Kurtit, ku thuhet se Aleanca nuk e sheh të nevojshëm një takim të tillë, duke mbetur në qëndrimin e shpallur më 26 qershor. Sipas saj, mbështetja për krijimin e institucioneve mbetet e kushtëzuar me pranimin e gjashtë pikave të ofertës së prezantuar më herët.

Sipas rezultateve të certifikuara të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave dhe 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 19.44 për qind, përkatësisht 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69 për qind dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.74 për qind dhe shtatë deputetë. Komunitetet joshumicë kanë siguruar gjithsej 20 ulëse në Kuvend. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.