☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,674 ▼0.44%
DOW 53,000 ▼0.87%
NASDAQ 26,093 ▼0.91%
NAFTA 86.51 ▲2.51%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,337 ▲ +5.26% ETH $2,321 ▲ +10.62% XRP $1.2597 ▲ +18.06% SOL $86.9700 ▲ +6.15%
S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,000 ▼0.87 % NASDAQ 26,093 ▼0.91 % NAFTA 86.51 ▲2.51 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,000 ▼0.87 % NASDAQ 26,093 ▼0.91 % NAFTA 86.51 ▲2.51 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Kurti takon drejtoreshën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, në vizitën e saj të parë në vend.

Pasi tha se Bashkimi Evropian është kontribues i madh në zhvillim, nëpërmjet instrumenteve të ndryshme, kryeministri në detyrë Kurti siç thuhet në njoftim theksoi se anëtarësimi në BE është qëllimi dhe e ardhmja e Kosovës.

Ai shtoi se përkrahjen e Bashkimit Evropian, Kosova e ka kthyer në një demokraci gjithëpërfshirëse që promovon vlerat evropiane, e cila dëshmohet edhe me mbështetjen e madhe ndaj BE-së.

Në këtë kontekst, Kurti tha se vullneti i popullit të Kosovës për anëtarësim, duhet të marrë përgjigje me vullnet për pranim nga Bashkimi Evropian, duke theksuar rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

“Kryeministri në detyrë Kurti tha se Republika e Kosovës prin në indekset e matjes së sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, të drejtave politike, liritë civile, si dhe në indekset e zgjedhjeve. Ai, po ashtu, nënvizoi përparimin e vazhdueshëm në përmbushjen e reformave evropiane, linjëzimin e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në njoftim.

Krahas veprimeve dhe reformave në kuadër të anëtarësimit në BE, Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Proces të Berlinit, me theks te marrëveshja e lëvizjes së lirë me letërnjoftime që Bosnjë dhe Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar dhe asaj për njohjen e diplomave. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.