Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.28 ▼2.91%
ARI 4,412 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,986 ▲ +5.61% ETH $2,720 ▲ +5.44% XRP $1.4862 ▲ +7.6% SOL $116.7900 ▲ +7.54%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.28 ▼2.91 % ARI 4,412 ▼0.3 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.28 ▼2.91 % ARI 4,412 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kosova

​Kurti vizton Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” (Our Lady of Shkodra), në Hartsdale të New York-ut, ku mori pjesë në meshën e së dielës.

Sipas njoftimit, mesha u kremtua nga Eminenca e Tij, Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani, së bashku me Dom Pjetër Popajn, në praninë e besimtarëve dhe pjesëtarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Në fjalën pas meshës, kryeministri Kurti theksoi se në moshën 97-vjeçare, vetëm pak javë para ditëlindjes së tij të 98-të, Kardinali Ernest Simoni vazhdon të përcjellë me të njëjtën forcë porosinë e besimit, shpresës dhe dashurisë për njeriun. Ndërsa shtoi se mesha ishte prekëse, me një porosi për mirësinë, mirëkuptimin dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë që ndodhem sot bashkë me juve dhe më lejoni që fillimisht ta përshëndes Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni Troshani, i cili me jetën e tij që është vepër na frymëzon që të gjithë neve edhe si qytetarë republike, edhe shqiptarë ngado që jemi, por edhe si zyrtar shteti”, citohet kryeministri Kurti në komunikatë.

Famullia “Zoja e Shkodrës”, e themeluar në vitin 1989, është ndër institucionet e rëndësishme fetare dhe kombëtare të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kisha në Hartsdale u shugurua në vitin 1999 dhe ndër vite është bërë një vatër e rëndësishme e jetës fetare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në New York.

Përveç misionit të saj fetar, ajo vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit kombëtar te brezat e rinj të diasporës.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e Dom Pjetër Popajt, Kardinal Ernest Simonit dhe të gjithë pjesëtarëve të komunitetit të Kishës “Zoja e Shkodrës”, si dhe për kontributin shumëvjeçar të komunitetit shqiptaro-amerikan në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në mbështetjen e Kosovës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.