🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 84.85 ▲1.51%
ARI 4,113 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,898 ▼ -1.05% ETH $1,884 ▼ -1.86% XRP $1.0723 ▼ -0.79% SOL $73.5700 ▼ -0.68%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.85 ▲1.51 % ARI 4,113 ▼1.15 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.85 ▲1.51 % ARI 4,113 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kosova

Kuvendi i LDK-së, Haxhiu: Lajm i mirë, tashmë mund të vazhdojnë takimet për formimin e institucioneve

https://omg10.com/4/11463930

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot në një konferencë për media është deklaruar edhe lidhur me kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës që u mbajt të enjten.

Haxhiu ka mirëpritur rikonfirmimin e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, gjersa tha se një gjë e tillë mundëson vazhdimin e takimeve ndërmjet partive për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ushtruesja e detyrës së presidentes tha se nevojitet angazhim maksimal dhe seriozitet nga të gjithë për të arritur një marrëveshje me konsensus për zgjedhjen e presidentit ose presidentes.

“Së pari, është lajm i mirë që tashmë, kemi pas një mbledhje të LDK-së dje. Pra, lajm i mirë në kuptimin që tashmë mund të vazhdojnë takimet, sepse siç e dini, ato janë pezulluar deri në qartësimin e situatës brenda LDK-së. Sigurisht që nuk është në mandatin tim as në përgjegjësitë e mia, sidomos jo në cilësinë që jam që të flas për atë çështje, por është shumë e rëndësishme që takimet të vazhdojnë”, tha ajo.

Haxhiu tha se është e rëndësishme që këto takime të vazhdojnë sa më parë.

“… Pra, ato të thirren dhe të mbahen. Dhe të ketë përpjekje maksimale, seriozitet, që të arrihet një marrëveshje, me të cilën arrijmë, pra të kemi një konsensus për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit. Pra është shumë e rëndësishme që këto takime të vazhdojnë sa më parë”, tha Haxhiu.

“Se kush do të jetë kryetar apo kryetare ne kuvendit, ende nuk është caktuar… në prag të 6 gushtit do të dihet se kush do të jetë propozimi i LVV-së për kryetar apo kryetare të Kuvendit”, tha ajo. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.