🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,712 ▲0.1%
DOW 51,515 ▲0.32%
NASDAQ 26,966 ▲0.1%
NAFTA 93.97 ▼0.68%
ARI 4,312 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,443 ▼ -1.01% ETH $2,674 ▼ -0.14% XRP $1.5669 ▲ +3.78% SOL $119.3100 ▲ +2.92%
S&P 500 7,712 ▲0.1 % DOW 51,515 ▲0.32 % NASDAQ 26,966 ▲0.1 % NAFTA 93.97 ▼0.68 % ARI 4,312 ▲0.33 % S&P 500 7,712 ▲0.1 % DOW 51,515 ▲0.32 % NASDAQ 26,966 ▲0.1 % NAFTA 93.97 ▼0.68 % ARI 4,312 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Politika

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal tek miqësia shqiptaro-amerikane, duke e cilësuar si një marrëdhënie të veçantë dhe të qëndrueshme.

Rama foli edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më 16 shtator u dënua me 25 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ish-Presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë.

Në këtë kontekst, ai e përshkroi Thaçin si një figurë historike për Kosovën dhe shprehu kritika ndaj mënyrës se si është trajtuar nga aleatët ndërkombëtarë.

“Dua të shpreh kënaqësinë që ndaj këtë moment sonte me ju, me miqtë, me përparimin. I kërkoj ndjesë gjithkujt që ndoshta do ndihet i shpërfillur, por dua të them se gjëja më e mirë që ndodh sot është që gjendem krah kumbarit të komunitetit shqiptar…”

Por menjëherë pas këtij hyrje, ai ndali vëmendjen tek mungesa e Hashim Thaçit.

“Po kështu më bën të vuaj mungesa e dikujt që ka qenë gjithmonë këtu, ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Jo Biden-i e tradhtoi, sepse edhe gjenerali Clark bëri më të mirën. Ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin, për George Washington-in e Kosovës.”

Rama e përshkroi ndjesinë e tij si një ndjenjë tradhtie, duke theksuar se shqiptarët janë një komb i vogël, por gjithmonë kanë festuar miqësinë me SHBA:

“Askush nuk duhet të më keqkuptojë, sepse kur them i tradhtuar dua të them se ne jemi shumë të vegjël dhe së bashku nuk jemi të mëdhenj. Por ne kemi kremtuar dhe kremtojmë gjithmonë faktin që si shqiptarë jemi miq me më të mëdhenjtë dhe me më të fortët, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndaj them ndihem i tradhtuar sepse jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë. Në radhë të parë dhe mbi të gjitha duke mos lejuar që kjo farsë të niste.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.