☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.93 ▲0.03%
ARI 4,074 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,939 ▲ +1.18% ETH $2,350 ▲ +1.69% XRP $1.3236 ▲ +2.41% SOL $101.3100 ▲ +0.95%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.93 ▲0.03 % ARI 4,074 ▼0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.93 ▲0.03 % ARI 4,074 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

Shqipëria pritet të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, duke mbyllur javën e ardhshme tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas agjencisë rajonale të lajmeve DTT, me propozim të presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së, ambasadorët e 27 shteteve anëtare kanë nisur diskutimet për mbylljen e kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi Shkencor), kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë).

Ky zhvillim vjen pas vlerësimeve pozitive të bëra së fundmi nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, të cilat kanë përgëzuar Shqipërinë për progresin e arritur në reformat që lidhen me procesin e integrimit.

Ndërkohë, më 14 korrik, në Bruksel, gjatë mbledhjes së ministrave të Çështjeve Evropiane, Mali i Zi pritet të mbyllë edhe dy kapituj të tjerë të negociatave, përkatësisht kapitullin 8 (Konkurrenca) dhe kapitullin 29 (Bashkimi Doganor).

Po në të njëjtën datë, Moldavia dhe Ukraina pritet të hedhin një tjetër hap në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke hapur grupet e para të kapitujve negociues.

Pas marrjes së një vlerësimi pozitiv për raportin IBAR, Shqipëria ka si objektiv mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave brenda dy viteve të ardhshme, me synimin për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian në vitin 2030.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.