🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.83 ▼1.46%
ARI 4,148 ▲1.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,463 ▲ +3.91% ETH $2,426 ▲ +6.25% XRP $1.3088 ▲ +2.89% SOL $95.9200 ▲ +3.93%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.83 ▼1.46 % ARI 4,148 ▲1.84 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.83 ▼1.46 % ARI 4,148 ▲1.84 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

LAJPCIG – Gjermania hap qendër të re për sigurinë ndaj dronëve

LAJPCIG, 18 gusht /ATSH-DPA/ – Gjermania hap sot një Qendër për Teknologjinë e Sigurisë së Dronëve, e cila do të fokusohet në kërkimin, zhvillimin dhe testimin e teknologjive të reja për zbulimin dhe mbrojtjen ndaj dronëve të përdorur për qëllime keqdashëse.

Qendra do të ngrihet në kompleksin e Qendrës Gjermane të Hapësirës Ajrore (DLR) në Cochstedt, në veriperëndim të Lajpcigut.

Në ceremoninë e inaugurimit pritet të marrin pjesë ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt, ministrja e Kërkimit Dorothee Bär dhe kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Sven Schulze.

Së bashku me qendrën e DLR-së në Braunschveig, objekti do të krijojë një strukturë të cilësuar si unike në Gjermani, pasi do të ndërthurë kërkimin shkencor me kërkesat praktike të sigurisë.

Nevoja për forcimin e mbrojtjes ndaj dronëve u theksua së fundmi në aeroportin Leipzig/Halle, ku u zbulua një dron i pajisur me eksploziv mes disa avionëve ukrainas të ngarkesave.

Sipas raportimeve, droni ishte kontrolluar në një mënyrë që e bënte të vështirë zbulimin e tij nga sistemet konvencionale.

Prokurorët gjermanë e kanë cilësuar incidentin si një “sulm serioz ndaj infrastrukturës së transportit dhe logjistikës së Gjermanisë”.

Ministrat e Brendshëm të qeverisë federale dhe landeve kanë kërkuar përshpejtimin e krijimit të sistemeve efektive të mbrojtjes kundër dronëve.

Qendra e re është pjesë e një strategjie më të gjerë gjermane për mbrojtjen nga dronët.

Një nga komponentët është krijimi i një njësie të posaçme kundër dronëve brenda Policisë Federale.

Një tjetër është ngritja e një qendre të përbashkët federale dhe rajonale, ku autoritetet e sigurisë dhe institucionet e tjera do të shkëmbejnë informacion dhe do të koordinojnë veprimet.

Komponenti i tretë do të jetë kërkimi në Cochstedt, ku do të testohen teknologjitë për përdorimin e sigurt të dronëve, si edhe sistemet për zbulimin dhe neutralizimin e mjeteve ajrore që përdoren për qëllime keqdashëse./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.