☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 06 July 2026
S&P 500 7,535 ▲0.69%
DOW 52,875 ▼0.05%
NASDAQ 26,175 ▲1.33%
NAFTA 68.71 ▲0.03%
ARI 4,162 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $63,496 ▲ +1.21% ETH $1,786 ▲ +0.69% XRP $1.1439 ▲ +0.63% SOL $81.4100 ▲ +0%
S&P 500 7,535 ▲0.69 % DOW 52,875 ▼0.05 % NASDAQ 26,175 ▲1.33 % NAFTA 68.71 ▲0.03 % ARI 4,162 ▲0.88 % S&P 500 7,535 ▲0.69 % DOW 52,875 ▼0.05 % NASDAQ 26,175 ▲1.33 % NAFTA 68.71 ▲0.03 % ARI 4,162 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Politika

Lamallari mbledh drejtuesit e AMP-së, thekson luftën kundër korrupsionit në polici si prioritet të panegociueshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në analizën 6-mujore të punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku vlerësoi rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e integritetit të Policisë së Shtetit dhe në përmbushjen e standardeve që kërkon procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se analiza nuk duhet parë thjesht si një moment bilanci, por si një mundësi për të vlerësuar me realizëm arritjet dhe sfidat në një etapë vendimtare për vendin.

“Deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, rezultatet nuk do të maten vetëm me ligje apo dokumente, por me institucione që funksionojnë, me standarde që zbatohen dhe me besimin që qytetarët kanë tek shteti. Në këtë proces, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka një rol kyç,” u shpreh Lamallari.

Ministri solli në vëmendje edhe kërkesat e Bashkimit Evropian në kuadër të Grupkapitullit “Themelorët”, duke theksuar se forcimi i integritetit në radhët e Policisë së Shtetit është një nga piketat vendimtare për ecurinë e negociatave.

“Lufta kundër korrupsionit brenda strukturave ligjzbatuese është një prioritet i panegociueshëm. AMP duhet të jetë gjithnjë e më shumë proaktive në identifikimin e rasteve të korrupsionit dhe shkeljeve të integritetit, përmes analizës së riskut, inspektimeve, hetimeve administrative dhe trajtimit profesional të ankesave të qytetarëve,” deklaroi ai.

Lamallari vlerësoi gjithashtu kontributin e AMP-së në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit evropian, duke përmendur raportimet për Komisionin Evropian, pjesëmarrjen në strukturat e dialogut me BE-në dhe angazhimin për përmbushjen e objektivave të Grupkapitullit “Themelorët”.

Sipas tij, raportet kanë vlerë vetëm kur mbështeten mbi rezultate konkrete.

“Çdo hetim profesional, çdo rast korrupsioni i zbuluar, çdo shkelje e ndëshkuar dhe çdo procedurë e zhvilluar me integritet e afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian,” theksoi ministri.

Një tjetër fokus i fjalës ishte domosdoshmëria për të mbrojtur shumicën dërrmuese të punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas tij, shërbejnë me ndershmëri, profesionalizëm dhe sakrificë.

“Nuk mund të ketë një polici të fortë pa integritet dhe nuk mund të ketë siguri të qëndrueshme pa besimin e qytetarëve. Çdo punonjës që shkel ligjin, abuzon me detyrën apo tradhton besimin e qytetarëve nuk dëmton vetëm institucionin, por godet vetë autoritetin e shtetit. Pikërisht për këtë arsye, AMP duhet të veprojë me vendosmëri, pa kompromis dhe pa ndikime, për të identifikuar, hetuar dhe larguar nga radhët e Policisë çdo element që njollos uniformën,” u shpreh Lamallari.

Ministri nënvizoi se pastrimi i radhëve të Policisë nuk është një betejë kundër institucionit, por investimi më i rëndësishëm për ta bërë atë më të fortë, më të besueshme dhe më të denjë për besimin e qytetarëve.

Në përfundim, Lamallari rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në përmbushjen e misionit të saj, duke theksuar se integriteti nuk është vetëm një kërkesë e Bashkimit Evropian, por themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit dhe institucionet e vendit.

“Jam i bindur se me profesionalizëm, vendosmëri dhe përgjegjësi, AMP do të vazhdojë të japë kontribut të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” përfundoi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.