⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,900 ▼ -0.23% ETH $2,237 ▼ -0.5% XRP $1.1626 ▼ -0.8% SOL $89.2400 ▼ -0.99%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Lëndime në qafë dhe kokë, mjekët tregojnë si paraqitet gjendja e efektivit të plagosur

Doktoresha e spitalit të Traumës dhe kreu i Urgjencës  kanë dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të efektivit të plagosur gjatë operacionit në Maliq, i cili u transportua me helikopter pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një koleg i tij.

Sipas doktoreshës, pacienti aktualisht ndodhet i intubuar, por një përgjigje më të saktë për gjendjen e policit do të japë në vijim.

“Pacienti është pritur në spitalin e Korçës, është stabilizuar aty, është aktualisht i intubuar siç e patë erdhi me helikopter. Është bërë punë shumë e mirë nga kolegët e Korçës, ndërkohë që tani u fut menjëherë në brenda ambienteve të bllokut operator dhe po vlerësohet nga ekipi multidisiplinor dhe kirurg përgjithshëm. Do dimë t’ju themi më shumë për ecurinë në vijim. Për momentin mund të themi vetëm që po bëhet maksimumi për të marrë rezultatin maksimal për shëndetin e pacientit. Ka lëndime në pjesën e qafës dhe të kokës. Unë nuk besoj që duhet të hyj më me detaje. Gjithmonë një traumë e këtyre përmasave është jetë kërcënuese. Se si do jetë ecuria do duhet të na thotë ekipi mjekësor që po bën vlerësimin. Është herët akoma për të thënë”, tha doktoresha.

Ndërsa shefi i urgjencës, Skënder Brataj tha se në këto momente gjendja e policit është stabël, ndërsa autori është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës.

“Gjatë transportit efektivi ka qenë stabel nuk flitet për rrezik jete por është në dinamikë velrësimi. Autori është vlerësuar nga ekipi i Korçës, është nisur me ambulancë edhe është rrugës për në Tiranë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.