☁️
Tiranë 26°C · Vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,723 ▲0.95%
DOW 51,877 ▲0.38%
NASDAQ 26,934 ▲1.55%
NAFTA 91.97 ▼4.28%
ARI 4,375 ▼1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $85,945 ▲ +6.48% ETH $2,741 ▲ +5.96% XRP $1.5000 ▲ +8.63% SOL $118.3000 ▲ +9.36%
S&P 500 7,723 ▲0.95 % DOW 51,877 ▲0.38 % NASDAQ 26,934 ▲1.55 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,375 ▼1.13 % S&P 500 7,723 ▲0.95 % DOW 51,877 ▲0.38 % NASDAQ 26,934 ▲1.55 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,375 ▼1.13 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Foda: Dua të krijojë një ekip të uritur për sukses





September 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30

September 21, 2026

Foda: Dua të krijojë një ekip të uritur për sukses


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda dhe menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, kanë folur sot në konferencë për media para katër ndeshjeve të radhës në Ligën e Kombeve, kundër Irlandës (më 24 shtator), Austrisë (më 27 shtator), Izraelit (më 1 tetor) dhe sërish Austrisë (më 4 tetor).

Foda tha se skuadra do të përgatitet maksimalisht për sfidat që e presin, duke theksuar se synimi i tij dhe i futbollistëve është që në çdo ndeshje të kërkohet fitorja.

“Mezi i presim këto ndeshje dhe do të përgatitemi maksimalisht. Në çdo ndeshje hyjmë me dëshirën dhe synimin për të fituar”, tha Foda.

Ai u ndal edhe te mungesat në skuadër, duke përmendur lëndimet dhe tërheqjet e disa futbollistëve, por theksoi se besimi i tij mbetet i plotë te 27 lojtarët e grumbulluar.

“Na mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm dhe me përvojë. Gjithashtu, Rexhbeçaj dhe Muslija nuk do të jenë në dispozicion për shkak të lëndimeve. Megjithatë, kemi 27 futbollistë tek të cilët kam besim të plotë dhe jam i bindur se me këtë grup mund të zhvillojmë ndeshje të mira”, u shpreh përzgjedhësi.

Foda theksoi se ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për përcaktimin e formacionit dhe përgatitjen e skuadrës.

“Ky është futbolli: ka lëndime, ka largime, por në të njëjtën kohë krijohen edhe mundësi të reja për futbollistët e rinj. Tani është radha e tyre që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të tregojnë vlerat e tyre”, tha ai.

Një pjesë e konferencës iu kushtua edhe vendimeve të Amir Rrahmanit dhe Florent Hadërgjonajt për t’u tërhequr nga Kombëtarja.

Foda bëri të ditur se me Rrahmanin ka pasur kontakt dhe se është përpjekur ta bindë që ta ndryshojë vendimin, por në fund e ka respektuar zgjedhjen e tij.

“Rrahmani më ka kontaktuar dhe kemi biseduar. Kam tentuar t’ia ndryshoj mendimin, por ai e kishte marrë vendimin e tij dhe ne duhet ta respektojmë. E falënderoj për kontributin e tij dhe i uroj gjithë të mirat në vazhdim”, deklaroi Foda.

Sa i përket Hadërgjonajt, përzgjedhësi tha se për vendimin e tij ka mësuar përmes mediave.

“Hadërgjonaj nuk më ka kontaktuar personalisht dhe për vendimin e tij jam informuar përmes mediave. Sigurisht, edhe vendimin e tij duhet ta respektoj. Megjithatë, çdo futbollist që e ftoj në grumbullim e ka besimin tim të plotë. Çdo futbollist duhet ta kuptojë dhe ta pranojë se ftesa në Kombëtare i jep mundësinë për të qenë pjesë e ekipit, por nuk garanton aktivizimin në çdo ndeshje. Vendimet se kush luan merren gjithmonë në interes të skuadrës”, tha Foda.

Përzgjedhësi theksoi se fokusi tani është te futbollistët që janë pjesë e grumbullimit.

“Për mua është thelbësore që çdo futbollist që vesh fanellën e Kosovës të luajë me zemër dhe të japë 100 për qind për Kombëtaren”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Foda foli edhe për çështjen e kapitenit të ri të Kombëtares së Kosovës. Ai tha se këtë vendim do ta diskutojë me futbollistët, duke e konsideruar një çështje të rëndësishme për grupin.

“Sa i përket emërimit të kapitenit të ri, këtë çështje do ta diskutoj së bashku me futbollistët. Është një vendim i rëndësishëm për skuadrën dhe duam që ta trajtojmë fillimisht brenda grupit dhe, në mënyrë të përbashkët, të marrim vendimin që konsiderojmë më të përshtatshëm për ekipin”, tha Foda.

Përzgjedhësi gjerman kërkoi nga futbollistët që të mos mbështeten te rezultatet e kaluara, por të fokusohen në sfidat e ardhshme.

“Futbolli nuk jeton me të kaluarën, por me të tashmen. Në çdo ndeshje duhet të dëshmojmë nga e para se jemi të gatshëm, të motivuar dhe të aftë për të arritur rezultate. Kemi përpara tre kundërshtarë shumë të fortë dhe, pavarësisht mungesave dhe tërheqjeve, do të bëjmë maksimumin për ta gjetur formën dhe ritmin e duhur të lojës”, shtoi ai.

Foda theksoi se bilanci do të vlerësohet pas përfundimit të këtij cikli.

“Në fund, pas gjashtë ndeshjeve, do t’i numërojmë pikët e fituara dhe do të shohim se ku qëndrojmë. Deri atëherë, fokusi ynë duhet të jetë vetëm te ndeshja e radhës dhe te dhënia e maksimumit për Kosovën”, tha ai.

Përzgjedhësi u shpreh i kënaqur me formën aktuale të futbollistëve kosovarë në klubet e tyre.

“Jam shumë i kënaqur me formën momentale të futbollistëve tanë dhe me paraqitjet që po bëjnë në klubet e tyre. Kam biseduar me Vedatin, por edhe me Edonin, Zabërgjën dhe Krasniqin. Të gjithë janë të motivuar, ndihen mirë dhe po kalojnë një periudhë shumë të mirë me ekipet e tyre”, tha Foda.

Ai vlerësoi gjithashtu alternativat që ka në repartin ofensiv dhe bëri të ditur se Asllani është në një fazë të mirë të rikuperimit.

“Për ne është shumë pozitive që kemi konkurrencë dhe opsione të mjaftueshme në disa pozita. Tani është e rëndësishme që këtë formë ta sjellin edhe në Kombëtare dhe ta vënë në shërbim të ekipit”, theksoi Foda.

Në fund të konferencës, Foda shprehu mirënjohjen e tij për Fidan Alitin dhe Valon Berishën për kontributin e tyre në Kombëtaren e Kosovës.

“Dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të veçantë për Fidan Alitin, për kontributin dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera me fanellën e Kombëtares së Kosovës. Ai ka dhënë shumë për këtë ekip dhe meriton respekt të plotë për gjithçka që ka bërë për Kombëtaren. Dua të falënderoj edhe Valon Berishën, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e historisë sonë, duke shënuar golin historik kundër Finlandës. Ai zgjodhi ta përfaqësojë Kosovën, duke lënë Kombëtaren e Norvegjisë, dhe për këtë, si dhe për gjithë kontributin e tij me fanellën tonë, meriton mirënjohjen dhe respektin tonë”, përfundoi Foda.

Shala: Kontributi i Rrahmanit nuk fshihet, por vendimi i tij i fundit nuk arsyetohet

Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, foli gjithashtu për vendimin e Rrahmanit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë gjatë dhjetë viteve me Kombëtaren e Kosovës, por duke thënë se veprimi i tij nuk arsyetohet.

“Në emër të FFK-së e falënderojmë Amir Rrahmanin për të gjithë kontributin që e ka dhënë për ekipin kombëtar si lojtar. Pavarësisht se sa i papranueshëm është veprimi i tij i fundit për ne si federatë, kjo nuk e fshin kontributin e madh që Amiri e ka dhënë si lojtar për 10 vite, duke qenë pjesë e ekipit kombëtar edhe për një periudhë shumë të gjatë si kapiten i ekipit. Mirëpo, as periudha dhe kontributi që e ka dhënë si lojtar nuk e arsyetojnë dot veprimin e tij të fundit e sidomos mënyrën se si ky veprim ka ardhur”, tha Shala.

Ai bëri të ditur se ka qenë vazhdimisht në kontakt me Rrahmanin dhe se FFK-ja kishte ofruar edhe mundësinë për ta vizituar atë në Napoli.

“Kam qenë vazhdimisht në kontakt me Amirin për një kohë të gjatë. Kam provuar t’i adresoj të gjitha kritikat dhe vërejtjet eventuale që Amiri i ka pasur. Madje i kemi ofruar që të shkojmë në shtëpinë e tij në Napoli, ta vizitojmë dhe të bisedojmë për këtë çështje. Amiri nuk ka qenë i gatshëm”, tha Shala.

Sipas tij, vendimi i një futbollisti nuk mund të kushtëzojë funksionimin e ekipit kombëtar.

“Ekipi kombëtar nuk mund të kushtëzohet me prezencën ose mosprezencën e kujtdo. I kemi 27 futbollistë këtu që e meritojnë vëmendjen tonë”, theksoi Shala.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.